1975/Të vrasësh dhe të vritesh për të mbrojtur shtëpinë

E mërkurë, 24 July 2019 18:23
Foto e vendit të ngjarjes më 3.3.1975 Foto e vendit të ngjarjes më 3.3.1975

Nga Kastriot Dervishi

35-vjetari Ramadan Tahiraj nga fshati Paftal i Rrethit të Beratit, afër shtëpisë së vjetër kish nisur vetë të ndërtonte një shtëpi të re. Këshilli Popullor i Fshatit Paftal, më 29.1.1975 kish vendosur të prishte këtë shtëpi qysh në fillimet e saj sepse ndonëse ishte ngjitur me shtëpinë e vjetër, konsiderohej si “jashtë vijës së verdhë”. Pasi ankuesi shteroi gjithë protestat e tij drejtuar organeve më të larta, më 3.3.1975 kryetari i këshillit të fshatit Sami Kosova, i plotfuqishmi i Policisë Përparim Mullaj, kujdestari i repartit të Policisë Ferik Brami, thirrën ankuesin ta prishte vetë shtëpinë sepse në të kundërt do ndërhyhej forcërisht. Pasi Ramadani nuk pranon, ata nisen te shtëpia për ta shembur me anë të dy punëtorëve. Pas disa minutash, Ramadani shfaqet me pushkë në dorë përpara grupit që po i prishte shtëpinë dhe i thotë policit të parë: “Kam edhe unë një vendim për ju”. E plagos fillimisht atë, pastaj e vret. Kështu bën edhe me policin e dytë. Me fat ishte kryetar i këshillit pasi iu shpua vetëm pardesyja. Për 6 ditë, Ramadani mundi të qëndronte i arratisur. U rrethua më 9.3.1975 në fshatin Allambros ku u vra. Në çastin e fundit mbajti afër në rrugë 4 fshatarë, njëra prej të cilave, u vra. Ramadani ishte e vetmja familja që nuk ishte futur në kooperativë bujqësore. Ai posedonte 27 rrënjë ullinj, 32 shqerra, 12 lopë, 7 lopë e viça dhe një hektar tokë, diçka e rrallë për atë kohë. Punonte edhe murator edhe shiste produkte bujqësore e pije alkoolike.

(Fotot e kësaj ngjarjeje janë të rënda dhe nuk mund të ekspozohen).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...