1949/Masakra e Mirditës, 10 të pushkatuar dhe 4 të varur në litar

Diel, 18 August 2019 17:52

Nga Kastriot Dervishi

Sipas Nikollë Mëlyshit, më 1.7.1949 Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe Ndue Mëlyshi bënë një mbledhje me kryetarë çetash antikomuniste (rreth 60 veta). Këtu bënë riorganizimin e nënkomitetit të Mirditës me kryetar Ndue Pjetër Gjomarkajn, nënkryetar Ndue Bajraktarin dhe tre anëtarë. Këtu u vendos edhe vrasja e Bardhok Bibës për shkak zhdukjeve të zakoneve, të vrasjeve, dërgimit të vajzave nëpër brigada, etj. Vrasja u krye nga organi i shpagimit të Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, orën 16.30 të dielën e datës 7.8.1949 në kohën kur Bardhoku po kalonte për të shkuar në një konferencë komuniste në Kaçinar. Mbi kufomë iu la vendimi i nënkomitetit në fjalë.

Gazeta “Bashkimi” e datës 8 gusht 1949 shkruante: “nuk kurseu asgjë për çlirimin e popullit nga okupatorët dhe nga bajraktarët për ndërtimin e bazave të socializmit dhe për luftën kundra atyre që duan ta pengojnë popullin nga kjo rrugë. Në ceremoni morën pjesë Mehmet Shehu dhe Gjin Marku. Babai i Bardhokut u shpreh: “Të rrojë partia, Enveri dhe gjithë komunistët. Bardhoku im nuk ka vdekur, por ka le”.

Nga Rrësheni, më 9.8.1949, zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i KQ të PPSH-së, Mehmet Shehu i telegrafon drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Beqir Ndou, duke e urdhëruar të njoftojë menjëherë Enver Hoxhën. Shehu thotë se nga 44 fshatra, për dy ditë do ndërmerrej operacion në 33 prej tyre. Do arrestoheshin:

-31 të kategorisë së parë (për dënime me vdekje)

-84 të kategorisë së dytë (për dënime me burgim)

-17 të kategorisë së tretë (për internime në kampin e Tepelenës).

Shehu kërkon edhe internimin e 9 familjeve të Gjon Markut dhe 15 arrestime të tjera në Lezhë. Rekomandon që Gjykata Ushtarake të vijë në Rrëshen më 12 gusht. Kërkon ndërhyrjen pranë Presidiumit të Kuvendit Popullor, në mënyrë që tre të dënuarit me vdekje në Burrel të mos faleshin, por të ekzekutoheshin. Shehu thotë se do shkonte në Shkodër për “çështjen e Peros”.

Procesi ndaj grupit të dyshuar si të lidhur me ata që vranë Bardhok Bibën u zhvillua me të shpejtë. Si edhe rastet e tjera të këtij lloji, procesi ishte i parregullt edhe nga ana administrative. I vetme hetues që merret vesh ishte Isuf Kullolli. Nuk figurojnë hetues të tjerë dhe as procese ndaj të pandehurve. Janë futur në dosjen hetimore-gjyqësore edhe proceseve të të pandehurve të viteve të mëparshme. Të pandehurit janë arrestuar më 11.8.1949. Çështja u gjykua nga Gjykata e Lartë Ushtarake, me veprim në Rrëshen e përbërë prej nënkolonel Bilbil Klosit, kapiten I Sotir Spiros, kapiten II Nonda Papulit, duke pasur pranë prokurorin e ushtrisë major Misto Bllaci. Gjykimi është zhvilluar i shpejtë, pa asnjë logjikë juridike. Brenda vendimit ka edhe gabime emrash, mungesë argumentesh, etj. Të pandehurit u cilësuar me përjashtim të njërit “të gjithë bashkëpunëtorë të bandave të armatosura”. U akuzuan në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kondra popullit dhe shtetit”. Me një faqe e gjysmë pretencë, prokurori kërkoi gjykim me procedurë të shpejtuar.ai thoshte se veprimtaria e “bandës” së “armiqve të popullit” Ndue Bajraktari dhe Ndue Pjetër Gjomarkaj, nuk do kishte mundësinë të zhvillohej pa ndihmën e të pandehurve. Asnjë provë nuk solli prokurori për të mbështetur akuzat e tij, ndërsa e lidhi ngjarjen me “imperialistët amerikanë” dhe “trockistët titistë”. Me vendimin nr.98, datë 16.8.1949 gjykata dha këto dënime:

Me vdekje:

1-Ndue Gjon Fusha, 19 vjeç

2-Ndrec Mark Ndou, 24 vjeç

3-Bardhok Dodë Gjini (Lleshi), 30 vjeç

4-Pjetër Dodë Vila, 34 vjeç, varje në litar

5-Dodë Mark Biba, 37 vjeç varje në litar

6-Nikollë Bardhok Bajraktari, 39 vjeç

7-Dodë Llesh Paloka, 41 vjeç, varje në litar

8-Preng Shkurt Nikolla, 43 vjeç

9-Gjin Gjokë Kaçi, 45 vjeç

10-Gjergj Keq Beloshi, 48 vjeç

11-Frrok Ndue Mata, 53 vjeç

12-Nikoll Llesh Bajraktari, 59 vjeç

13-Llesh Gjon Mëlyshi, 66 vjeç

14-Dedë Preng Gjomarkaj, 67 vjeç, varje në litar

 

Dënimet e tjera

-Ndue Gjon Fusha, 19 vjeç, burgim i përjetshëm

-Prengë Gjeto Çupi, 33 vjeç, me 20 vjet burgim

-Mark Prengë Marku, 44 vjeç, me 20 vjet burgim

-Nikollë Gjokë Gjini, 31 vjeç, me 20 vjet burgim

-Llesh Kolë Toma, 40 vjeç, me 20 vjet burgim

-Mark Dedë Gjomarkaj, 30 vjeç, me 20 vjet burgim

-Gjon Mark Ndoja, 20 vjeç, me 15 vjet burgim

-Zef Shkurt Maca, 36 vjeç, me 15 vjet burgim

-Dodë Gjok Vuka, 39 vjeç, me 15 vjet burgim

-Llesh Ndue Gjoni, 65 vjeç, me 15 vjet burgim

-Marka Nikoll Tuçi, (nuk i shënohet mosha), me 10 vjet burgim

-Kolë Ndue Gjomarkaj, 66 vjeç, me 10 vjet burgim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...