1943/Si u ekzekutuan robërit italianë të luftës

Tuesday, 15 October 2019 16:54

Nga Kastriot Dervishi

Ekzekutimi i robërve të luftës është një vepër që dënohet nga gjithë konventat botërore. Krime të tilla nuk amnistohen kurrë. Robërit nëse vërtetohet se kanë kryer krime lufte i nënshtrohen gjykimit dhe dënohen, por ekzekutimi në grup është veprim i palejuar. Më poshtë dy informacione për krimin e luftës ndaj robërve italianë. Mësohet se robërit ndodheshin në Orenjë të Librazhdit.

 ***

14 tetor 1943, ora 9.45, letër e Tahir Kadaresë për Shtabin e Brigadës së 1-rë për ekzekutimin e robërve karabinierë italianë

Ura e Haxhi Beqarit është shkatërruar krejt dhe nuk kalohet as me këmbë. Në qoftë se nuk ka gjermanë që të na dëmtojnë, lumi mund të kalohet ndërmjet Sericës dhe Prapanikës. Këtë po shkoj për ta studiuar në vend dhe për të marrë masat e sigurimit. “Baca” më tha se këtu në afërsi të Labinotit ndodhen 20 oficerë dhe 120 karabinierë italianë, të cilët s’kanë lë gjë pa bërë, ndërmjet tyre ka karabinierë që kanë vrarë personalisht shokë. Në krye të oficerëve është një kolonel që ka qenë nënkryetar i përgjithshëm i Shtatmadhorisë së Karabinierisë.Unë propozoj në lidhje me këta, që t’i jepen në dorëzim një batalioni (të dytit) dhe me disa orë vonesë nga ne, të kalojnë lumin dhe të ekzekutohen gjatë rrugës larg nga fshatrat dhe në fshehtësi nga ushtarët italianë të brigadës. Të ekzekutohen përtej lumit, pse këtej janë, jo vetëm që bën bujë, por është vështirësi transporti i teshave personale që ata kanë. Sipas mendimit tim, e vlen për këtë çështje dhe sikur një batalion të vonohet një ditë…

***

29 tetor 1943, raport i shtabit të Brigadës së 1-të për vrasjet në Orenjë, Dumre dhe Lushnje (ekstrakt)

Në Labinot na lajmëruan se në Orenjë ndodheshin rreth 130 karabinierë italianë dhe oficerë të karabinierisë (edhe kolonel, nënkryetar i Shtatmadhorisë karabinierisë në Shqipëri). U këshilluam me shokun “Baca” (Ramadan Çitaku-shënim), i cili pranoi propozimin tonë për ekzekutimin e këtyre, duke qenë se këta kanë qenë përgjegjës për krime në Shqipëri dhe qenë kapur me luftë nga Batalioni i Çermenikës kur kalonin bashkë me gjermanët për Bullgari, në Qukës. I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...