1944/Dy shoqe partizane imorale

Premte, 18 October 2019 18:22

Kastriot Dervishi

Dokumente siç i kanë përpiluar vetë. Dy shoqe ranë në sy për moralin e keq. I takonin Brigadës së XX sulmonjëse, e cila u formua më 9 shtator 1944 në Protopapë të Korçës. Kjo brigadë u përfshi më 18 nëntor 1944 në Divizionin e VII, bashkë me brigadat II dhe IX. Duke shfletuar dokumentacionin e kësaj brigade, gjejmë edhe informacionet e mëposhtme, të cilat i publikojmë në kuadrin e jubileut të 75-vjetorit të vendosjes së krimit në pushtet:

***

Shtabi I Brigadës 20 sulmuese

Shtabit të Divizionit VII, Korpusit II

Duke parë papërshtatshmërinë që të qëndrojnë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të partizaneve Vanthi Isak gjanci dhe Vriske Thanas Pirgu, efektive të Brigadës XX sulmuese, po ju japim lirimin dhe po i dërgojmë pranë Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit për t’i doërguar në shtëpia e veta. Prandaj, po ju dërgojmë biografi të shkurtra për secilën.

1-Vanthi Isak: fizikisht shumë keq, jo vetëm shëndeti, por në të duket dhe të metat natyrale, mendore dhe e kaluara ka qenë imorale, ilegale dhe tani në ditët e fundit është zënë në flagrancë me një partizan të cilit nuk i përshtatet as mosha, as shëndeti, as mentaliteti; dhe për kryerjen e saj mund të ketë ngjarë si shkaktare ajo vetë.

2-Vriskë Thanas Pirgu. E njëjtë me të parën, vetë se nuk është zënë në flagrancë.

Për shtabin e Brigadës XX sulmuese

Zëvendëskomisari, Tasi Mitrushi

7.12.1944

***

Shtabi i Divizionit VII Sulmues

Korçë 9.12.1944

Zyrës së rinisë, këtu

Aty po ju dërgojmë dy shoqe, të cilat nuk mund të qëndrojnë në ushtri për shkak të imoralitetit dhe si të tilla duke qenë afër partizanëve prishin qëndrimin e tyre.

Për këtë ne mejtojmë të ua dërgojmë ju dhe i vini në ndonjë punë, p.sh. pastrimin e shtëpisë së rinisë, duke pasur mendjen te edukimi i tyre. Jo duke pasur një shumicë shoqesh, pak a shumë të ngritura, besojmë se nuk do mundin që këto të dyja të bëjnë më akte imoraliteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...