Kur Mihal Duri shkruante “me nderime fashiste”

Tuesday, 19 November 2019 16:12

Nga Kastriot Dervishi

“Heroi i Popullit” Mihal Duri besonte në drejtësinë fashiste. Në muajt e parë të pushtimit fashist, ai kishte shkuar në Itali, në zemrën e fashizmit, në Romë. Ishte kthyer në Tiranë, kishte pasur një konflikt me punëdhënësit. Besonte fort te drejtësia fashiste, e prandaj letrën ia drejtoi partisë, aty ku i rrihte zemra. Marrësi i shkresës në emër të partisë shkruan: “I qitur jashtë nga puna se e ka ofenduar dhe i rënë me hekur kresë. I ka edhe 35 franga pa paguar”. Për 35 franga ia vlente t’i drejtoheshe partisë. Letra në fjalë vuri në siklet autorët që po përgatisnin librin me dokumente në Arkivin Qendror Shtetëror. Kësaj letre ata i vunë një kryq, ndërsa dosjes shënim që mos ta lexonte njeri, të konsiderohej sekret, sepse “heroi” nuk duhej njohur kështu. Letra nuk është botuar në botimin e heronjve të vitit 1986, ndërsa në botimin e brendshëm të Arkivit, fjala “me nderime fashiste” është hequr.  

***

Federatës Fashiste Shqiptare, Tiranë

I nënshkruari Mihal Duri, nga Nënprefektura e Gjirokastrës (ishte prefekturë në fakt-shënim), kam nderin ti lutem asaj P.T. Federate, sa vijon: Drejtori i Shtypshkronjës “Luarasi” më detyrohet të më paguajë shumën 35 franga ar. Shkaku: Ke “Luarasi” punoja punëtor i linotipeve. Në vazhdim e sipër të punës, që nga nxitoja që të nxjerr punë sa më shpejt, më shkoi shtrembër një radhë e kështu shkaktoi shtrembërimin e një vegle të vogël e cila u ndreq. Mbas pak kohe, erdhi i vëllai i pronarit, Thoma Luarasi, i cili me gjithë që nuk kuptonte gjë prej asaj mjeshtërie, ndërhyri e më shau me këto fjalë: “Gomar vajte e gomar erdhe nga Roma, kërriç vajte e kërriç erdhe”. Ju përgjigja me këto fjalë: kaq na është dhënë neve. Dhe si diplomat që ishte në regjimin zogist, bënte sullaco nëpër lokalin e shtypshkronjës. Ishin dhe janë mësuar të përkëdhelur. Për këtë arsye mori veglën e shtrembëruar dhe më ra ballit me të e më shau sa mundi. As i ktheva dorë e as fjalë. Mora pallton e ika prej punës. Për mbi këtë gjë kam dëshmitarët: Ligor Cici, Hamir Shara, Osman Mulleti, Tase Nasti, Ramayan Sela, Qirjako Deçka, Noc Bushati, e gjithë punëtorët e asaj shtypshkronje. Punëtori i dytë i linotipit, i quajturi Hasan Kodra, e mori e ja shpuri veglën e shtrembër linotipistit të Tiranës, i cili e drejtoi pa mundim. Nga shkaku pse lashë punën në këtë mënyrë, gjetën shkak të mos të më paguajnë paratë në fjalë. Ndreqësi i veglës është gjallë, Din Farka (quhet), i cili mund të pyetet patjetër. veç këtij mund të kontrollojë mekaniku më i mirë i Tiranës. Po ky pronar, në regjimin e mëparshëm më ka ngrënë dy dollarë, duke më nxjerrë edhe nga puna në vitin 1937 ahere nuk kisha ku të ankohesha, pse u jepte ryshfete atyre që kishin punën në dorë. Bëjeni ju lutem, të harrojë pronari i shtypshkronjës që ne nuk jemi skllevër. Ku e gjeti ai atë të drejtë të na rrahë e mos na paguaj hakun, djersën tonë, gjakun tonë. Dëshiroj paratë sa më shpejt nga shkaku se do të shkoj për mësime në Itali.

Nderime fashiste, Mihal Duri

Tiranë, 27.9.1939/XVII

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 16:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...