1984/Mishi me tollon dhe radhat në Tiranë

Premte, 20 December 2019 16:19
Pjesë nga disktimet dhe radhat në Tiranë në atë kohë Pjesë nga disktimet dhe radhat në Tiranë në atë kohë

Nga Kastriot Dervishi

Më 1.9.1984 në mbledhjen e sekretarëve të KQ të PPSH-së dhe kryeministrit e ministrave: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Lenka Çuko, Hekuran Isai, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Qirjako Mihali, Besnik Bekteshi, merrte pjesë si i ftuar edhe sekretari i pari i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tiranës, Foto Çami. Midis të tjerash në rendin e ditës ishte edhe “Mbi problemin e furnizimit të popullsisë me mish e produkte të tjera ushqimore”. Nga leximi i procesverbalit merret vesh me lehtësi mungesa e mishit në “kohën e xhaxhit”. Nuk flitej fare për qofte, por për racionim, tollona e radhë.

Pjesë nga diskutimi

Enver Hoxha: Po furnizimi me mish si është në Tiranë, Foto?

Foto Çami: Për mishin kemi vështirësi, shoku Enver. Biseduam gjerë e gjatë me shokët për këtë problem dhe kemi menduar që mishin ta shesim të racionuar me familje, ashtu siç është vepruar në disa rrethe. Por shokët e qeverisë na thanë se do të importohet një sasi mishi këtë muaj që të ketë deri në vit të ri dhe më pas, prandaj mendoj se mund të stabilizohet disi gjendja, pa qenë nevoja të fusim sistemin e racionimit. Megjithatë, po shohim përsëri se si mund ta zgjidhim më mirë këtë problem, edhe studimin për shpërndarjen e racionit të mishit me familje, po e bëjmë. Vështirësitë na detyrojnë ta praktikojmë racionimin, që sigurisht nuk është gjë e mirë, por edhe kështu siç veprohet tani, që ngrihen njerëzit natën e zënë radhë për të blerë 1 kg mish, nuk është mirë. Sidoqoftë do ta shikojmë një herë si do të vejë puna me atë sasi mishi që do të na vijë.

Besnik Bekteshi: Opinioni ka qenë i përgatitur që shitja e mishit do të bëhet në bazë të listave.

Foto Çami: Shtatorin po e shtyjmë se ta shtyjmë. Po të fillojë nga tetori të vijë ajo sasi mishi, rreth 1 mijë e 500 kuintalë plus, 2500 kuintalë llogaritëm ne për këta 3 muaj dhe po të realizohet plani i prodhimit dhe i grumbullimit të mishit, themi se mund t’i kapërcejnë disa nga vështirësitë e krijuara.

Adil Çarçani: Vështirësitë mund të kalohen përkohësisht, por studimi në fjalë duhet bërë se sistemin e racionimit me familje, mund ta zbatojmë edhe në Tiranë, në mos tani menjëherë, andej nga fillimi i vitit që vjen, se edhe vitin e ardhshëm nuk do të realizohet dot plani i prodhimit të mishit.

Hekuran Isai: Familjet që kanë pensionistë, marrin disa herë mish në muaj, ka të tjera që marrin vetëm një herë ose mbeten pa gjë fare.

Adil Çarçani: Kështu disa përfitojnë, të tjerët që janë në punë dhe s’kanë mundësi të lenë njeri në radhë, mbetën pa marrë.

Foto Çami: Edhe sistemi i racionimit ka probleme më vete. Do të dalë problemi që një familje me 2 veta do të marrë mish në muaj sa merr edhe një familje me 5 ose 10 veta.

Adil Çarçani: Po ne nuk do të llogarisim edhe numrin e pjesëtarëve të familjes për shpërndarjen e mishit.

Foto Çami: Vështirësi ka xhanëm. Por njerëzit më mirë pranojnë sistemit e racionimit, sesa të harxhojnë kohën në radhë. Radha më e madhe bëhet jo për çdo lloj mishi, por sidomos për mishin e viçit, se nganjëherë derr e puna mbeten deri në mëngjes vonë.

Adil Çarçani: Atëherë, atë mish viçi që kemi, mund ta ndajmë një çikë më përpjesëtimisht, se për sigurimin e mishit të viçit është një çikë më vështirë.

Foto Çami: Puna është të shmangim radhët, megjithëse ne po e shikojmë këtë problem.

Manush Myftiu: Po të vendoset sistemi i racionimit, radha do të zhduket me siguri, pse njerëzit për të marrë sasinë e mishit që u takon, do të venë në dyqan ditën e caktuara.

Foto Çami: Vetëm se do të marrin atë lloj mishi që do ketë dyqani.

Ramiz Alia: Mua më duke Foto, se duhet vendosur një rregull. Këto që mendojmë të bëjmë, rrjedhin nga vështirësitë objektive të përkohshme që kemi, se na mungon mishi. Ta zgjedhim do të ishte rruga më e drejtë, por derisa mishin nuk e kemi në sasinë e duhur, pse ta lëmë të krijohet gjithë ajo radhë e madhe? Në Tiranë ka mijëra pensionistë të cilët mund të rrinë dhe të marrin vetëm ata nga 3-4 herë, kurse familje punëtorësh ose të tjerë që nuk kanë njerëz në shtëpi, rrinë pa gjë, prandaj vendosjen e një rregulli në shpërndarjen e mishit e kërkojnë dhe janë dakord të tërë. Bukën për shembull, nuk e kemi të racionuar, por ama secili zakonisht e merr në dyqanin e vet dhe shitësja i njeh qytetarët e bllokut ku shet. Edhe për mishin mund të veprohet kështu, pra të bëhet një rregullim i brendshëm, mishi të shpërndahet sipas blloqeve, që njerëzit të mos shkojnë sa nga njëri dyqan te tjetri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...