Kërkuan çadra për të pastrehët, u përdorën për ushtrinë dhe kampet e të burgosurve

Hënë, 06 Janar 2020 17:03

Nga Kastriot Dervishi

Qeveria e Enver Hoxhës i përdorte çamët në vitet e para pas luftë si mjet për të siguruar materiale të ndryshme nga UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje). Duke pasur parasysh faktin se në ato vite shteti shqiptar ishte një pazar i lirë për Jugosllavinë për të marrë çfarë të donte, besohet se abuzimet me ndihmat për çamët lidhen jo pak me ndikimin e Beogradit.

Qeveria komuniste i kishte kërkuar zyrtarisht ndihmë UNRRA-s më 11 janar 1945. UNRRA ishte krijuar me marrëveshjen e nënshkruar nga 44 shtete në Shtëpinë e Bardhë më 9 nëntor 1943, me tri synime kryesore: sigurimin e ndihmave për popullsinë, gjallërimin e ekonomisë dhe rikthimin e robërve të luftës në vendet e tyre. Më 1 gusht 1945 u nënshkrua marrëveshja midis qeverisë komuniste dhe misionit të UNRRA-s i përbërë prej 30 vetash, që u vendos në Tiranë. Faza e parë e furnizimeve ishte gusht 1945 deri qershor 1946, në të cilën u përfshi edhe një ndihmë për refugjatët çamë. Përveç drithërave, veshmbathjes, etj, UNRRA solli edhe makina mbjellëse, makina shirëse, pompa spërkatjeje, kamionë, benzinë, çimento, plugje, etj. Ndihma e saj për Shqipërinë llogaritej deri në 32 milionë dollarë. Me çadrat e sjella nga UNRRA, qeveria komuniste i përdori edhe për qëllime ushtarake apo për të plotësuar kampet e para të punës së detyruar si ai i Orman Pojanit në vitin 1947.

Qeveria komuniste llogariste 20-25 mijë çamët që ndodheshin në Shqipëri, të cilët i konsideronte pjesë e një grupi prej 150 mijë të pastrehësh. Kërkesa për 8 mijë çadra i korrespondonte një grupi prej 40 mijë personash (5 persona për një çadër). Çamët do strehoheshin në çadra në Kavajë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Krujë, Durrës dhe Delvinë. Kërkesa ishte e ekzagjeruar sepse nuk njihej ndonjë shifër për 150 mijë të pastrehë nga lufta. Komisioni Interministrial për Furnizime nga UNRRA i qeverisë shqiptare, në shpjegimet e datës 29.8.1945, i ekzagjeron shifrat. Shihej qartë se qeveria komunistë kërkonte dyfishin e shifrës së çadrave të nevojiteshin për çamët. Përfaqësuesi i UNRRA-s, H.P. Raymond, mbante lidhje me pjesëtarët e Komitetit Çam, Njazi Demi dhe Kasem Demi. Në takimin e datës 5.9.1945 ai thotë se do jepeshin 2.500 tenda ushtarake, secila për 16 persona. Këto i korrespondonin një popullsie prej 40.000 banorësh.

***

Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje

Misioni i Shqipërisë

Tiranë, 24 gusht 1945

Drejtuar komisionit interministerial për furnizimet e UNRRA-s, Tiranë

Në lidhje me kërkesën tuaj për çadra për ata që nuk kanë me pasë strehë për këtë dimër, të cilët u përmendën edhe në bisedimet që kemi pasur më 21 dhe 24 gusht, kërkojmë të dërgoni justifikimet rreth kësaj kërkesë, numrin që nevojitet si dhe fakte që të forcojnë kërkesën tuaj.

Shifra e përmendur ishte 40.000 duke konsideruar 5 persona për një çadër, d.m.th. 8.000 çadra, një shifër mjaft e madhe. Prandaj do të dëshironin të dinim:

a-Si arrihet shifra 40.000?

b-Aktualisht ku banojnë këta njerëz?

c-Nëse prej këtyre 40.000 ka edhe të tillë që banojnë nëpër shtëpi miqsh. Nëse po a hiqen shtëpitë ku banojnë për t’u futur në çadra për të rralluar banonim nëpër banime të përbashkëta.

d-Si dhe ku do të përdoren çadrat, në grupe të vegjël të shpërndarë nëpër katunde, apo në vend të përqendruar dhe organizuar për atë qëllim.

Kryetari

Oakley Hill

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...