1990/Hetuesit e procesit të demonstratës kundër bustit të Stalinit

Hënë, 13 Janar 2020 17:17
Vendi ku u zhvillua demonstrata, foto ilustrative Vendi ku u zhvillua demonstrata, foto ilustrative

Nga Kastriot Dervishi

Çështja penale ndaj demonstratës së 14 janarit 1990, filloi po atë ditë. U kalua në formën e njohur nga procesi agjenturialo-operativ në atë hetimor gjyqësor. Më 14.1.1990, kryetari i Hetuesisë së Rrethit të Shkodrës, Kosta Karanxha, pas denoncimit nga ana e DPB Shkodër (dy të datës 13 janar), vendosi caktimin e grupit të hetuesve: Gjergj Rudi (përgjegjës), Brahim Lahi, Qemal Dragoshi. Ata konstatonin se më 11 dhe 14 janar 1990 elementët “vagabondë” me predispozicion armiqësor” ishin organizuar me synim “dobësimin e minimin e pushtetit popullor”. Arrestimet janë miratuar nga prokurori Ferhat Brati. Në hetuesi merr pjesë edhe prokurori Ilir Dymylja.Të pandehurit e çështjes së demonstratës, akuzoheshin se “duke e ditur se populli i Shkodrës, ashtu si mbarë populli shqiptar”, ishte “i lidhur në një unitet të pathyeshëm me partinë e shtetin socialist”, ishin hedhur në veprime të tilla. Përfundimisht, Dedë Kasneci, Rini Monajka, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Flamur Elbasani, Kolec Hublina, Tonin Dema dhe Nikolin Thana, u akuzuan për “pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare për kryerjen e krimeve kundër shtetit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë agjitacion e propagandë, me qëllim për të dobësuar e minuar pushtetin popullor, vepra këto të parashikuara nga nenet 57 dhe 55 e 13 të Kodit Penal”. Klaudiu Daka dhe Aldo Perizi u akuzuan se kishin konsumuar nenet 55 e 13 të Kodit Penal. Aktakuza që u dërgua në gjykatë,  u përpilua nga hetuesi Gjergj Rudi. Të dhënat ishin të ndryshme, shpesh kontradiktore me njëra – tjetrën, por gjithsesi thelbi i ngjarjes qëndronte. Sipas aktakuzës ishin ndryshimet në Europën Lindore ato që kishin frymëzuar “elementët armiq” në veprimtarinë e tyre në Shkodrës. Më 30.3.1990 mbaroi hetimi i tyre në Shkodër. Në gjykatë u dërguan 10 të pandehur, si dhe 33 dëshmitarë kundër tyre.

Grupi i hetuesve:

-Hetues Brahim Lahi: Viktor Zef Verishta (Martini), Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Tonin Dema, Nikolin Thana,

-Hetues Qemal Dragoshi: Rudolf Verishta (Martini), Rini Monajka, Dedë Kasneci, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Tonin Dema, Nikolin Thana, Kolec Hublina, Klaudio Daka, Aldo Perizi.

-Hetues Gjergj Rudi: Rini Monajka, Dedë Kasneci, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Kolec Hublina, Klaudio Daka, Aldo Perizi.

Modifikuar më Hënë, 13 Janar 2020 18:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...