Qyteti nëntokësor poshtë Kukësit, ja komunisti që ndërtoi gjithçka

E mërkurë, 05 February 2020 15:14

Për afro dy dekada, Feti Gjici punoi në një projekt aq sekret sa atij i duhej t’i kyçte planet në një kasafortë, çdo mbrëmje kur linte punën. Këtë sekret ai nuk e ndau kurrë as me miqtë apo familjen e tij.

Gjici ishte shefi i punimeve në Kukës, gjatë viteve të diktaturës. Lideri komunist paranojak Enver Hoxha, i tmerruar nga ideja e një lufte jo-ekzistente ndërtoi me qindra mijëra bunker betoni, për të mbrojtur vendin nga kërcënimi i një pushtimi joreal.

Në Kukës, jo larg nga kufiri me Jugosllavinë socialiste, planet shkuan një hap më tej. Detyra e Gjicit, e cila filloi në 1970 dhe mbaroi vetëm me rënien e regjimit totalitar në ’91, ishte të ndërtonte një kopje nëntokësore të Kukësit, 30 metra poshtë qytetit aktual

Planet e para, në fillim të viteve ’70, ishin për një grup strehash ndaj bombardimeve. Me ardhjen e viteve ’80 , nën urdhrat e liderëve ushtarakë, Gjici shtoi edhe më shumë tunele dhe dhoma në projektin nëntokësor, duke përfshirë dhe hapësirë për një zyrë printimesh të shtypit, një spital dhe një furrë buke. Më pas u shtuan dhe kanalizime uji dhe rrjete elektriciteti. Sipas planifikimeve, duhet të kishte pasur dhe një qendër komande ushtrie, një pikë policore dhe një sallë gjyqi. E gjitha me qëllimin që 10,000 njerëz të mund të jetonin aty për një periudhë 6 mujore pa pasur nevojë për asgjë nga jashtë.

 

“Sigurisht , që në një kohë lufte, aktivitetet mund të zhvillohen me një kapacitet të reduktuar, por ideja ishte të krijohej një kopje nëntokësore e qytetit,” kujton Gjici, tashmë 72 vjeç.

Në fillim të viteve ’70, autoritetet komuniste përmbytën të gjithë vendbanimin e Kukësit me një liqen artificial gjatë ndërtimit të një implanti hidroelektrik. Planifikuesit e qytetit duhet të ndërtonin një qytet të tërë përgjatë atij dhe të rivendosnin të gjithë popullsinë. Gjici po ndihmonte në ndërtimin e Kukësit të dytë mbi tokë, kur shefë të ushtrisë dhe policisë sekrete e kontaktuan. “ Duke qënë se po bëja një punë të mirë, ata më besuan me planet për qytetin nëntokësor,” tha ai.

Pyetjes se çu thoshte kolegëve nëse kërkonin të dinin me ç’po punonte, ai iu përgjigj me një të qeshur. “Nuk ishte një kohë kur të tjerët të pyesnin se çfarë bëje. Ime shoqe dinte në mënyrë të vagullt se po punoja me një projekt sekret, por as ajo smë pyeti kurrë,” përgjigjet ai.”Ajo e dinte që s’ishte gjë me mend të pyesje.”

Duke qënë se ndërtimi ishte kaq sekret, Gjici punonte me një skuadër prej vetëm 30 punëtorësh. Çdo punonjës zgjidhej në mënyrë shumë të kujdesshme nga shërbimet sekrete. “ Sa më pak njerëz ta dinin, aq më mirë,” u shpreh ai. Dhe vetë skuadra ndahej në çifte që punonin në zona të ndara, duke mos e kuptuar që e gjitha ishte një rrjet i vetëm i lidhur.”

Gjatë viteve 1980, autoritet ekzekutonin stërvitje për rastet e emergjencës: kur binte sirena, e gjithë popullsia e Kukësit mund të futej nëntokë në 7 minuta nëpërmjet 30 hyrjeve të rrjetit. Por, pas futjes nëntokë, lëvizja nuk lejohej. Fakti që i gjithë rrjeti lidhej nëpërmjet tuneleve që ishin me mijëra metra të gjatë ishte një informacion tejet sekret.

Punimet në qytetin nëntokësor përfunduan në 1989 me instalimin e elektricitetit dhe kanalizimeve të ujit të pishëm. Por regjimi ra përpara se çdo zonë të mund të pajisej për funksionin e planifikuar.

Në ditët e sotme, futja nëpër tunele është nje veprimtari që kërkon guxim. Hyrja në shumë tunele dhe dhoma është e bllokuar nga masa të mëdha rëre dhe balte.

Por pas 30 viteve neglizhim, kryebashkiaku i ri i Kukësit, Safet Gjici, kushëriri i Feti Gjicit do që të mbarojë punën e nisur nga komunistët në Kukësin nëntokësor, përpara se ta hapë për publikun.

Në vitet ’90 ai u bë kurioz pasi dëgjoi historitë e kushëririt dhe u fut në rrjetin e braktisur me disa miq. “Nuk mund ta besoja sa i thellë që ishte,” tha ai në një intervistë në zyrën e kryebashkiakut. “ Ne u futëm deri në një pjesë, por më pas u tmerruam dhe u kthyem. Thuhet që ka njerëz që janë futur aty për të mos u kthyer kurrë më.”

Më vonë ai e vizitoi rrjetin sërish, kësaj here me kushëririn dhe pajisjet e duhura. Ai s’mund ta besonte madhësinë e tuneleve. Një vizion iu shfaq para syve. Disa muaj më vonë ai u shpall kryebashkiak dhe vendosi që ishte koha të bënte diçka për këtë.

“Ne duam ta kthejmë në një qytet nëntokësor për vendasit dhe turistët,” tha ai. Ai pranon që idetë e tij janë ende të vagullta, por parashikon restorante, pika turistike dhe dyqane dhe njerëzit teksa lëvizin përmes tuneleve për të mbërritur në liqenin artificial.

Safet Gjici shpreson të mbyllë në mars marrëveshjen për të marrë 2.6 milionë euro nga BE si fonde për renovimin. Pa këtë marrëveshje planet e tij mund të jenë po aq të parealizueshme sa ato të Shqipërisë komuniste.

Ka edhe shumë individë , të cilët nuk janë dakord me kthimin e historisë komuniste në parqe turistike.

Me dy bunkeret e kthyera në muzeume dhe planet për hapjen e e shtëpisë së Enver Hoxhës për publikun, ky plan duket si i tepërt.

“Në pjesën tjetër të Europës komuniste, shtypjet përfunduan në vitet ’60, por këtu ato vazhduan pa mbarim,” tha Enriketa Papa, historiane në Universitety of Tirana.” Njerëzit po vdisnin urie dhe qeveria ende ndërtonte bunkere. Pse na duhen tani muzeume për bunkeret, kur ende nuk ka muzeume për viktimat e komunizmit?”

Safet Gjici beson se një restaurim i tillë nuk do ta zbukurojë anën e errët të viteve komuniste. “ Ishte një periudhë e tmerrshme. Gjysma e popullsisë ishin informatorë për qeverinë dhe kishte kufizime për çdo gjë. Ne nuk duam t’i shohim ato kohë të kthehen, as për ne, as për askënd në botë,”tha ai.

Kushëriri i tij reflekton nostalgjinë që ndan me banorët e moshuar dhe që kanë pasur privilegje gjatë regjimit. “Unë vijë nga një familje fermerësh dhe pata mundësinë të studiojë inxhinieri me dhëndrin e Enver Hoxhës në kryeqytet. Më parë nuk ka pasur fare diskriminim,” thotë ai duke harruar ekzekutimet, kampet e punës dhe të burgosurit politikë.

Për sa i përket qytetit nëntokësor, ai nuk është dakord me faktin që ai reflekton një linjë mendimi tërësisht paranojake por thotë se është minimum që çdo qeveri e drejtë duhet të bëjë për qytetarët e saj. “Ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë,” tha ai. “Rrjeti duhet ruajtur për t’i mësuar brezit të ri se rreziku i luftës është gjithmonë aty.”

Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...