1949/“Bashkimi Sovjetik kaka drejtuese e kampit”

Premte, 06 Mars 2020 16:29
Faksimile të gazetës dhe vendimit të gjykatës Faksimile të gazetës dhe vendimit të gjykatës

Nga Kastriot Dervishi

Më 6.11.1949 në sallën e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar), u zhvillua nga Komiteti Qendror i PPSH-së një konferencë akademike për nder të 32-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Merrnin pjesë sekretari i përgjithshëm i PKSH-së dhe kryetar i Këshillit të Ministrave gjeneral-kolonel Enver Hoxha; kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Omer Nishani; sekretari i KQ të PPSH-së dhe zëvendëskryeministër e ministër i Punëve të Brendshme gjeneral-leitnant Mehmet Shehu; i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë i Bashkimit Sovjetit, Çuvakin, etj, diplomatë, anëtarë të Byrosë Politike, ministra, etj. Në sfond ishin vendos dy profile të Leninit dhe Stalinit. Fjalën e rastit e mbajti Mehmet Shehu. Për të pranishmit u shfaq edhe një film. Në përfundim iu dërguar nga një telegram kryetarit të Këshillit të Ministrave të BS-së gjeneralisimit Stalin dhe presidentit të Presidiumit të Sovjetit Suprem Nikolai Shvernik. Sipas porosisë së dhënë, u botua numri special nr.268, datë 7.11.1949 i gazetës “Zëri i Popullit”, në të cilën, pjesën më të madhe e zinte fjalimi i Mehmet Shehut. E vërteta ishte botuar pa dashje në gazetën më të madhe të vendit, pasi vërtet Bashkimi Sovjetik ishte ashtu siç padashje ishte shkruar. Pikërisht këtu ndodhi një ngjarje që çoi në burg dy persona, të cilët u arrestuan ditën që doli gazeta. 

-Spiro Kristo Grillo, 25 vjeç, lindur në Vuno e banues në Tiranë, korrektor i gazetës.

-Ndoc Zef Shllaku, 29 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë, punëtor në shtypshkronjë (radhitës).

Prokuroria Ushtarake e Tiranës i akuzonte se me qëllime armiqësore kishin ndryshuar germat e fjalës “koka” në “kaka”. Në këtë mënyrë “fraza që synonte për të mburrur rolin e lavdishëm Sovjetik ka dhënë kuptim të kundërt”, duke u shndërruar në një ofendim publik diskreditues ndaj për Bashkimin Sovjetik.

Përveç kësaj, ishte futur edhe akuza e dëmit të pasurisë (sepse ishte shtypur numër i ri). Mësohej se në fillim ishte shkruar “kaha” dhe korrektori ndreqi germën “h”, por nuk vuri re atë “a”. Gjykata vërente se të pandehurit vinin “nga klasa të ulëta”, e sidomos Spiro Grillo kishte qenë partizan, por nuk vërehej qëllimi. Gjykata Ushtarake e Tiranës, me vendimin e datës 25.31950, i konsideroi fajtorë në bazë të nenit 4 të ligjit nr.435 datë 27.5.1947 “Mbi mbrojtjen e pasurisë së përbashkët të popullit dhe të pasurisë që është nën administrimin e shtetit”, duke i dënuar me 10 muaj burgim e punë të detyruar, por që pezullohej ekzekutimi për një vit. Gjykata i deklaroi të pafajshëm për veprën e ofendimit ndaj Bashkimit Sovjetik.

Modifikuar më Premte, 06 Mars 2020 16:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...