Martin Camaj dhe Sigurimi

E Enjte, 12 Mars 2020 17:21
Martin Camaj dhe projekti i një letre të përgatitur nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në MPB, të cilët do ta dërgonin të hapur “emigrantët patriotë” në adresë të tij Martin Camaj dhe projekti i një letre të përgatitur nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në MPB, të cilët do ta dërgonin të hapur “emigrantët patriotë” në adresë të tij

Nga Kastriot Dervishi

Në pranverë të vitit 1948, nga një proces, kish dalë edhe emri i Martin Camajt. Nisur nga kjo, pas arrestimit, më 5.5.1948 u propozua rekrutimi i tij nga Sigurimi me material shtrëngues për ta përdorur kundër Gjon Destanishtës dhe Lazër Palit.

Martin Kolë Camaj, lindur në Temal më 21.7.1925, e banues në Prekal, deri në vitin 1946 studioi në gjimnazin jezuit në Shkodër. Në dhjetor 1946 ishte emëruar mësues në Prekal. Në nëntor 1947 Organizata Nacionaliste që përbëhej nga të arratisur antikomunistë i kish dërguar një letër ku kërkonte përfshirjen e tij. Pas disa ditësh erdhi e takoi Lazër Pali (nipi i Gjon Destanishtës).

Më 10.5.1948, u mor në pyetje në zyrën e Nënseksionit të Sigurimit të Shtetit të Rrethit të Qendrës Shkodër nga shefi i kapiten II Fadil Kapisyzi. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Më 10.5.1948, Martin Camaj pranoi të rekrutohej informator i Sigurimit. Me t’u liruar, ai njoftoi dy personat të cilët ishte ngarkuar t’i “spiunonte” dha informatat të rreme e çorientuese, u tall sa deshi dhe u arratis nga Shqipëria më 9.8.1948 bashkë dy personat që duhej të raportonte. Camaj bën pjesë në qindra rastet e atyre që Sigurimi i cilësonte “tradhtarë”, por që kishin munduar t’ia hidhnin bukur atij. “Bregu i kuq” i la dopio gjashtën në dorë injorantëve të Sigurimit dhe iku nga Shqipëria. Më 1949-1950 punoi mësues në Tuz. Në vitet 1950-1955 qëndroi në Beograd ku mbaroi edhe Fakultetin e Shkencave Gjuhësore. U martua me Ninan Bogdanovipin. Në vitin 1956 u vendos në Romë ku fillojë të propagandojë për Komitetin Shqipëria e Lirë në kampin San Antonio. Lidhet me Ernest Koliqin dhe bashkëpunon me të për nxjerrjen e revistës “Shejzat”.

Më 3.2.1959, u vu në përpunim nga Zbulimi Politik, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Sigurimi shënonte se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni. Për këtë mendohej në planin e darës 4.11.1965 të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”. Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në dhjetor 1960 u vendos në Munih në katedrën e gjuhës shqipe dhe sipas Sigurimit, përkrahej shumë nga amerikanët. Më 1968 ndahet nga gruaja e parë dhe një vit më vonë martohet me Erikën.

Më 15.7.1982 në Tiranë merrej vendimi nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, për ta vënë në përpunim aktiv 2A, tashmë “si agjent në shërbim të zbulimit gjerman”. Martin Camaj punonte fort për albanologjinë, për shqiptarët, për Kosovën e për çfarë mundej me atë që i jepte autoriteti që kish krijuar. Ndërsa në Tiranë urrehej. Si argument jepej fakti i veprimtarisë së gjerë studimore të tij në fushën e albanologjisë, që për sigurimsat e pakënduar në Tiranë, duhej të ishte kamuflim i diçkaje tjetër. Veprimtari e Sigurimit konsistonte kryesisht në hartimin e letrave gjoja në emër të diasporës kundër Martin Camajt. Sigurimi as kontrollonte, as kishte informacion thelbësor rreth tij. Të vetmen gjë që bënte ishte përhapja e teksteve të rreme. Si rasti i vitit 1965 shihet edhe ai i vitit 1986. “Letra” të nënshkruara p.sh. “nga një grup atdhetarësh në Gjermani”, (pasi nuk kish pirë ujë teza e “spiunit të Sigurimit”) e quanin “kriminel të arratisur”, “bashkëpunëtor të fashizmit”, “armik të betuar të çështjes shqiptare”, “njeri të UDB-së”, etj, nuk ishin gjë tjetër veçse tekste të shkruara në Tiranë. Dosja e tij u arkivua më 14.1.1992. Martin Camaj vdiq në Munih më 12.3.1992 në Munih.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...