1950/ “Heroina” u vra “se iku nga burri”

E mërkurë, 15 Prill 2020 10:32

Nga Kastriot Dervishi

Komunizmi nuk mund të jetojë pa heronj të rremë, pa figura të rastësishme që nuk kishin bërë asgjë, por që pas vdekjes u mbuluan me akte heroizmi. Një ndër ta është edhe ajo që njihet si “Cuca e maleve”. Le të shohim komunikatën ditën e vrasjes dhe shpalljen me vonëse heroinë në vitin 1969.

Sipas njoftimit të Degës së Zhdukjes së Krimeve të MPB-së, të datës 17.11.1950, në datën 14.11.1950 ora 23.00 nga njerëz të panjohur është vrarë Delica Pjetri në katundin Fregen të Lokalitetin Kashnjet të Lezhës. “Arsyeja e vrasjes është se kjo ka ikur nga burri dhe s’ka pranuar që ta marrë”-thuhej në njoftim.

Mirëpo në vitin 1969, partia kërkonte heroina. Propozohej cuca te Byroja Politika me këtë motivacion:

-Dila Pjetër Marku (Delica), vitlindja 1931, propozohej për t’i dhënë dekorata “Heroinë e Popullit” me këtë motivacion: “Vrarë nga diversantët dhe kulaku i fshatit (ish vjehrri i saj), pasi e kapën në shtëpi vetë me nënën qorre, e torturuan dhe në fund e vranë si shkelëse e kanunit, se zbatonte mësimet e partisë e të shokut Enver. Shkoi vullnetare dy herë në hekurudhë, e la burrin që e kishin martuar me zot se ishte bir kulaku. Në vitin 1947 u pranua në organizatën e rinisë dhe u bë një luftëtare e flaktë e përhapjes së të resë në fshat, luftonte kundër zakoneve prapanike, demaskonte me kurajë kulakët dhe armiqtë. Delica në të gjitha momentet qëndroi trime dhe burrneshë dhe me emrin e partisë në gojë dha jetën.

Emri i saj gjendet në listën përkatëse me numrin 8. Tashmë motivacioni nuk është ai që shkruhet në propozim, por ky:

“E frymëzuar nga mësimet e partisë, me guxim e trimëri shembullore, si një e re revolucionare, u ngrit në luftën kundër zakoneve prapanike të kanunit e të fesë, mori pjesë aktive në shumë aksione politike, ideologjike dhe ekonomike, u bë kështu një nga luftëtaret e para të partisë në Rrethin e Lezhës për çlirimin e plotë të gruas, që qëndroi heroikisht edhe gjatë masakrimit që i bënë diversantët”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...