28 vite nga vrasja e eger mafioze e Paolo Borselinos

Diel, 19 July 2020 16:59

Zylyftar Melesini

28 vjet më parë, ne 19 korrik 1992, ora 16.58, shpërthimi i një sasie të madhe tritoli në Rrugën “Mariano Amelio” në Palermo, do të vriste prokurorin Paolo Borselino dhe pesë truprojat, ndërsa si çdo të dielë, shkonte për të parë nënën. Koza Nostra siçiliane kishte hequr edhe një pengesë tjetër në rrugën e saj kriminale...

Për të evokuar kujtimin e këtij heroi të kohës sonë, përgatita disa rradhë mbështetur në jehonën që shtypi italian i kohës bëri menjëhere pas kësaj ngjarje:

Një Palermo “Hipokrite” dhe ”mizore”. Më parë të vret dhe pastaj të birëson. I quanin Kapelja dhe Topi goditës, me një ironi vulgare, tipike për palermitanët. Pastaj, pas dy ”masakrave shpërthyese”, (kështu do t’i quanin vrasjet e dy magjistratëve), papritmas u shndërruan, në të dashurit Paolo e Xhovani. Dhe skena e miqve e të dy magjistratëve, befasisht, është fryrë shumë, si një lumë dimëror.
“Më ka thënë Paolo kështu”, “më ka thënë Xhovani ashtu”. Të gjithë fillojnë të hiqen si miqtë e tyre, sikur kanë afërsi me të dy. Sikur dinë shumë gjëra nga bisedat me ta. Dhe janë këta politikanë, deputetë, ministra, prokurorë dhe gjyqtarë e kështu me rradhë. Hipokrizi me brirë…
Paolo Borselino dhe Xhovani Falkone ishin lindur në Siçili, atje ku integroheshin kasaphanat e luftës. Asnjeri prej tyre nuk kishte siguruar ndonjë vend në pallatet me shkëlqim. Të dy jetët e tyre gërshetoheshin shpejt, si të ishin manjetike, që as tritoli i Mafies nuk arriti t’i ndante dot. Ndeshjet e futbollit, festat e ballot që atëhere bëheshin nëpër shtëpia dhe ai padurim i mallkuar që rritej e rritej për t’u ndeshur me gjithçka që ishte e padrejtë, për gjithçka që cënohet, për qytetarinë, për këtë përbindësh që quhet Mafie.
E ndërkohë, në 23 maj 1992, Xhovani Falkone, i masakruar së bashku me bashkëshorten dhe truprojat,vdes në duart e Paolo Borselinos. Pranë trupit të mikut, Paolo kishte patur vetëm një impresion, por tepër të fortë: ” Duke e mbajtur me fytyrë të kthyer ndaj meje Xhovani Falkonen, në frymëmarrjen e fundit, mendova se bëhej fjalë për një takim të mëvonshëm me të”.
Kemi të bëjmë me një profeci?
Mos kemi të bëjmë me të jetuarit e një realiteti? Me siguri. Plot 56 diët më pas, në 19 korrik, Paolo do te shkonte pranë mikut të tij Xhovani, për t’u takuar me të ….
Dy jetë që gërshetoheshin, një fat i keq.
Dy njerëz thellësisht të ndryshem: Njëri katolik, praktik, i djathtë – Paolo Borselino. Tjetri, i tërhequr, fjalëpak, pak snob, i majtë, Xhovani Falkone.
Dy makina të punës. Dy makina të palodhura, 12 deri 14 orë në ditë, duke punuar mbi makinën e shkrimit, njeri përballë tjetrit. Syzet mbi hundë.
Dy jetë të gërshetuara, një fat i keq.
Të dy të lidhur në harkun e tre viteve me karrigen e zëvendës prokurorit të Palermos. Disa mosmarrveshje me shefin e tyre - prokurorin e Palermos. Sulmuan njerin, për të bërë që të heshtin të dy. Veproi kështu keq, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, kur i refuzoi Falkones detyrën e Shefit të hetuesisë pranë Prokurorisë së Palermos, duke preferuar në atë detyrë një të moshuar dhe pa përvojë në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë, është Borsellino që hap problemin e parë në Palermo, duke denoncuar një farë “implikimi” të organeve të drejtësisë në luftën kundër Mafies. Një fazë, që vetë Paolo Borselino e përkufizonte në mënyrë figurative, si periudhë të “normalizimit” (ne sensin e kundërt). Këshilli i Lartë i Magjistraturës, përsëri reagon, duke e quajtur ëndërrimtar dhe luftën kundër mafies si tepër të fryrë. Dhe këtë, Paolo Borselino nuk e kishte menduar. Ai pas kësaj, emërohet prokuror i qytetit të Marsalës, qytet bregdetar në perëndim të Siçilisë. Në realitet ky “gradim”, për të tjerët i merituar, akordohet për t’i ndarë edhe fizikisht në punë, miqtë Paolo e Xhovani.
Brenda një kohe tepër të shkurtër, Paolo Borselino bën të mundur që Prokuroria e Marsalës, të shkëlqejë si një pararojë e luftës kundër Mafies dhe krimit të organizuar.
Ngjarjet e mëvoneshme do të tregonin se Këshilli i Lartë i Magjistraturës, si për Borselinon ashtu edhe për Falkonen, do të ishte një pengesë në rrugën për detyrën e Prokurorit Nacional të Antimafies. Është tepër interesante të shihet në retrospektivë ky qëndrim i atij Këshilli. Ende sot e kësaj dite, ka një qëndrim të ashpër në këtë drejtim. Mendohet se janë luajtur lojra të ndyra nga politikanë e pushtetarë. Menjëherë pas kryerjes se masakrës së Kapaçit, ku u vra Xhovani Falkone, Italia e Paolos dhe Xhovanit nuk do të gjente prokuror më të mirë për të vazhduar luftën kundër Mafies, se sa kandidatura e Paolo Borselinos për postin e Prokurorit Nacional të Antimafies. Por ndërkohe, Mafia kishte menduar më parë, se sa ngurrimet e zvarritjet e Këshilli i Lartë i Magjistraturës. Ajo vazhdonte të hiqte pengesat ën rrugën e saj.
Dy jetë të gershetuara, një fat i keq.
E pra, ishin armiqtë më të mëdhenj të Mafies. Njerëz të nderuar. Po. Këta ishin Paolo dhe Xhovani, siç thonë të penduarit, nga Tomazo Busheta e deri tek tek Salvatore Kançemi. Vërtetë të nderuar. Dy siçilianë të vërtetë e të drejtë, që nuk mund të vdesin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...