Një fashikull për “poliagjentin” Ernest Koliqi

Hënë, 20 July 2020 12:45
Një nga “provat” e fashikullit kundër Koliqit, VKM-ja nr.285, datë 22.2.1940 Një nga “provat” e fashikullit kundër Koliqit, VKM-ja nr.285, datë 22.2.1940

Ernest Koliqi ka qenë ministër sekretar shteti i Arsimit në periudhën 12.4.1939-3.12.1941 (automatikisht edhe pjesë e parlamentit që quhej Këshilli i Epërm Fashist Korporativ); kryetar i KEFK-ut më 23.11.1942-16.5.1943; kryetar i përfaqësisë së qeverisë shqiptare pranë asaj italiane Më 22.4.1943-8.9.1943. Këto cilësi përbëjnë jetën e tij politike në vitet 1939-1943. Gjatë kësaj periudhe ka qenë nga data 8.4.1940 anëtar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, si dhe në periudhën 3.12.1941-20.4.1943, kryetar i Këshillit Shkencor të Studimeve “Skanderbeg”. Pas largimit nga Shqipëria, ai u bë figurë drejtuese kryesore e Bllokut Kombëtar Indipendent dhe sigurisht një armik i regjimit komunist.

Organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës së komunizmit, kishin hapur një fashikull në ngarkim të Ernest Koliqit. Në cilësinë e “provave”, ishin vendosur një varg vendimesh të Këshillit të Ministrave gjatë kohës që ai kishte qenë ministër, vendime të cilat ishin botuar në shtypin e kohës apo te “Fletorja zyrtare”, si dhe fotografi të periudhës së luftës. Informacionet e para mbi jetën e Koliqit në Italia, erdhën nga UDB-ja. Ato datojnë në fillim të vitit 1946. Janë përdorur kryesisht burimet e hapura (gazeta, radio, etj), si dhe ato që përcillte UDB-ja për emigracionin. Në themel të informimit ishte aktiviteti i Bllokut Kombëtar Indipendent. Informacionet kanë karakter të përgjithshëm, përgjithësisht, jo interesante.

Në vitin 1957 shënohej se ai ishte zgjedhur nënkryetar i Bllokut Kombëtar Indipendent. Nënvizoheshin lidhjet e tij me amerikanët. Përmendet Tom Koka funksionar i “Europës së Lirë”, “shumë besnik i amerikanëve”.

Deri në vitin 1958, Ernest Koliqi nuk figuronte kurrkund në kartotekën e elementëve armiq të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për këtë arsye, në këtë kohë u vendos çelja e një fashikulli sepse aludohej se ishte “i lidhur me zbulimin italian”. Dosja do rezultonte si një qese e parëndësishme dokumentesh historike.

Në vitin 1959, MPB-ja e konsideronte Koliqin “të rrezikshëm”, “objekt terrori”, sepse sikur të ishte ushtarak i rëndësishëm, ishte marrë me veprimtari “spiunazhi, terrori dhe diversioni”. Në një raport po të kësaj kohe, pa asnjë dokument e citim, Koliqi konsiderohej “poliagjent”, i “zbulimit italian”, “zbulimit grek”, “bashkëpunëtor i vjetër i zbulimit italian” dhe “agjent i zbulimit amerikan”. Për çdo rast, aludohej kjo nga ndonjë takim publik. Pra, sipas analizës që bëhej në Tiranë, ky “poliagjenti” ishte fare budalla dhe nuk ruhej, i bënte gjërat ashiqare. Biografitë rreth Koliqit janë në të gjitha rastet të çakërdisura e me mungesë informacioni e serioziteti. Për “pjesën amerikane” përmendej lidhja me Fultzin, të cilën Koliqi e kish takuar disa herë (edhe këto veprime ashiqare, madje 2-3 Fulzti i kishte ardhur në Romë në shtëpi, pa u fshehur fare).

Në vitin 1973 nga organet e MPB-së në Tiranë, Koliqi trajtohet në distancë, në përpunim aktiv 2A sepse ishte kryetar i Bllokut Kombëtar Indipendent dhe kryeredaktor i gazetës së saj. Tashmë dyshohej përgjithësisht si “agjent i zbulimeve të huaja”. Shënohej se bënte “shumë lëvizje në vendet kapitaliste”.

Në planin e masave agjenturiale-operative të vitit 1974, thuhej se Koliqi duhej përpunuar sepse:

-Për veprimtarinë propagandistike kundër regjimit komunist në Shqipëri, në bashkëpunim me Vatikanin dhe MPJ-në e Italisë.

-Për aktivitetin në fushën e letërsisë, promovimit të Gjergj Fishtës, etj, si “detyra” të dhëna nga Italia dhe SHBA-ja.

-Për rolin në katedrën e gjuhës shqipe, në lidhje me studiuesit e huaj.

-Për rolin në Bllokun Kombëtar Indipendent.

Materialet për Koliqin mbyllen se ai vdiq më 15 janar 1975. Në vendimin e arsyetimit, komunistët, gojëprishur gjithandej shtonin edhe se Koliqi kishte “organizuar milicinë fashiste gjatë luftës”. Duheshin mbushur letrat kot më kot.

Modifikuar më Hënë, 20 July 2020 14:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...