Tarrasi puthje buzë më buzë me Miladinin, rrëfimi i dëshmitarit

Diel, 26 July 2020 16:56
Faksimile e buletinit Faksimile e buletinit

Nga Kastriot Dervishi

Çdokujt i kujtohet ajo fotoja emblematike e dy partizanëve që puthen dendur në buzë në nëntor 1944. Janë hedhur fjalë se ishte sjellje e veçuar. Për të vërtetuar të kundërtën e saj, vazhdimisht kemi sjellë prova se nuk ishin para një veprimi të rastësishëm. Në vitin 1985, buletini “Studime historike”, botoi në dy numra të saj, një varg copëzash me kujtime të njerëzve që e kishin njohur Enver Hoxhën. Ndër të tjera, në këto kujtime gjendet edhe rrëfimi i një partizani që ruante Miladin Popoviçin në Panarit të Korçës. Miladini, drejtuesi i vërtetë i PKSH-së në vitet 1941-1944, kishte një muaj pa e parë dashurinë e jetës së tij dhe ishte i mërzitur. Pastaj takimi i të dy burrave, sipas rrëfimit të partizanit, nuk ishte veçse buzë më buzë.

***

Partizani i thjeshtë Kadri Meto, roje i Miladin Popoviçit (që njihej me pseudonimin “Ali Gostivari”), ndër të tjera kujtonte:

“Nuk më kujtohet data ekzakte, por aty, rreth 9 ose 10 mars 1944, në mëngjes isha duke kryer shërbimin e rojës pranë Ali Gostivarit në shtëpinë ku banonte. Ky kishte gati një muaj që ishte mjaft i mërzitur. Atë natë nuk e zinte gjumi dhe punoi mbi kandilin e vajgurit. Më lajmërojnë që t’i thosha atij se arriti komisari, por aty për aty, Miladinit nuk iu besua dhe më tha me atë shqipen e tij të pakët që dinte: “Shka thua bre djal”. Unë ia përsërita se erdhi komisari i shtabit të Përgjithshëm. Miladini nga gëzimi nuk e zinte vendi dhe m’u hodh në qafë, më puthi në të dy faqet dhe më çpoi me ato mustaqet e trasha të tij e bërtimit: “Rroftë Enver Hoxha” dhe shtoi gjithë gëzim “ruajeni Enver Hoxhës, hapni sytë se do t’i duhet jo vetëm Shqipërisë, por dhe gjithë botës”. Për një moment mbeta i habitur. Menjëherë u nisëm për në banesën ku ndodhej shoku Enver, i cili e priste në krye të shkallëve. U puthën buzë më buzë dhe Miladinit nga mallëngjimi i shkonin lot, na dha dorën neve dhe na përgëzoi. Në Panarit unë e njoha komisarin me emrin e tij të vërtetë”.

(Marrë nga “Studime historike”, botim i Institutit të Historisë, nr.2, Tiranë 1985, faqe 201-202)

Modifikuar më Diel, 26 July 2020 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...