1946/Trakt antikomunist i hedhur në Elbasan

E mërkurë, 29 July 2020 18:58

Pjesë nga trakti

Këtë politikë të qelbur e pamë tani në praktikë me statutin (kushtetuta e vitit 1946-shënim) grabitqar që bëri rrobeli Enver Hoxha, ushqyer për sevap nga Ibrahim Biçaku, me Koçi teneqexhiun, me Sulë ferexhenë (Spahiu, sepse gjatë luftës fshihej me ferexhe si grua-shënim) e Elbasanit, e shokët, duke trumbetuar sa me gazeta, me radios e diskutime të ashtuquajtura se ky statut siguron të drejtat e çdo shqiptari, siguron dhe nuk cenon pasuritë private, etj dhe e bëri Shqipërinë demokratike.

Robeli Enver Hoxha ose më mirë me thënë i shituri i Moskës me shokë, kujtuan se populli akoma është në gjumë dhe nuk i kupton dhe me dekrete mbi dekrete, urdhëresa mbi urdhëresa, cenoi e zaptoi krejt pasuritë private, bile pa shpërblim, si duket çuan në vend fjalën që i patën premtuar popullit të varfër se do t’i bëjnë të gjithë njësoj, si sportistët e Spartakut me gjysmë këpucë e rrobe të grisura.

S’patën fare turp rrëmbyen krejt arin me tatimet e jashtëzakonshme të luftës dhe e dërguan te ustai mustaqe Stalini, që kapte shumë 280.000 napolona ar...Askush nuk ka më shumë se 50 napolona fazlla. Bujkut ia rrëmbyen tokën e mirë dhe i bënë shtetërore, formoi kooperativat, ndaloi shitjen e lirë e atëherë fitoi bujku?

Vëllezër të dashur, e shihni që të gjithë me sytë tuaj se ç’ngjau deri sot. Mbetët rrugëve. Nëse jeni tregtarë dyqanet tuaja u plaçkitën, mbetën raftet bosh. Nëse jeni pronar, pronat tuaja u rekuizuan. Në rast se jeni tregtarë të vegjël shëtitës, për jua a mbeti gjë se domatet i shet kooperativa. Nëse jeni punëtorë duhet të punosh njëherë vullnetarisht e pastaj të hash një copë bukë e të veshës një palë lecka si ato të Spartakut, por tani ruhuni se mos rekuizoheni dhe juve për frontin grek e aleat, pardon më falni se ju kanë mbet dhe shtëpitë akoma, nuk janë rekuizuar e do të punonin për baba Stalinin e komunizmin grabitës. Ju këshillojmë mos rrini në gjumë, shihni se ç’bëhet nga jashtë e brenda, lufta është në pragun e derës, ushtarë shqiptarë, dita-ditës kalojnë kufirin. Nacionalistë të ndershëm kanë dalë maleve. Bashkohuni dhe jepni dorën njëri-tjetrit se mbërriti dita e çlirimit.

Nacionalistët

Zhdukje komunizmit

Çlirimi i njerëzimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...