“Pizevengëve nacionalistë shqiptarë do u vëmë sëpatën”

E Enjte, 30 July 2020 12:26
Miladin Popoviçi Miladin Popoviçi

Në traktin e parë të Xhelal Staraveckës, gjendet dëshmia pse u prish marrëveshja e Mukjes. Porsa ka arritur trakti i nxjerrë nga Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, Xhelali ka përkthyer tekstin. Udhëheqësit e PKSH-së, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha shprehën menjëherë zemërimin e tyre.

Pjesë nga trakti i parë i Xhelal Staraveckës

Shokë, e dini pse u prish kongresi i Mukajt, ja pse: Në atë kongres ishte shënuar fjala Shqipëri etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani e Miladini, banorë të Metohisë, Fushë Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqet Jugosllavisë. Për këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt, jam ndodhur vetë me shumë shokë të Qendrorit në krye të të cilëve ishte druzhe Miladini, kur me një postë të jashtëzakonshme arriti proklamata e bashkimit të Mukajt. E hapëm proklamatën dhe e kënduam. Në fytyrën e lexuesit shndriti rrezja e gëzimit për sihariq të bashkimit, të gjithë u gëzuam. Më vonë e mora atë proklamatë dhe duke e shpjeguar gjysëm shqip e gjysëm serbisht, pse unë nuk di serbishten, por edhe ai nuk di shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai e kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cerge e zezë dhe filloi të thotë: “Nuk pranohet ky bashkim, ne tani po forcohemi, do të fillojmë nga sëpata, e jo të bëjmë lidhje me qentë. Pastaj Skipëri etniçka-jebemtimajku”. Neve që qemë të tërë gjithë gaz morëm ngjyrë serioze duke thënë: “Po këta pizevenër nacionalistë do ta shohin tashmë sa të organizohemi dhe pak ditë se sëpatën do t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë se dashkan Shqipëri etnike. Ju e kuptoni që fytyrat tona ndërronin sipas asaj të druzhes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...