Ata që përgatitën litarin për ekzekutimin e Havzi Nelës

Diel, 09 August 2020 16:58
Havzi Nela në hetuesi Havzi Nela në hetuesi

Nga Kastriot Dervishi

Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit, me vendimin nr.16, datë 26.9.1987 e internoi në fshatin Arren të Kukësit. Më 15.1.1987, me propozim të punëtorit operativ Islam Guri, zëvendëskryetarit të degës Ali Turabiu dhe miratim të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Kukës, Çapajev Taçi, Havzi Nela u vu në kontroll operativ 2B si “agjent i mundshëm jugosllav”. Nuk kishte asnjë element që të mund të provonte se ishte “agjent i mundshëm”. Ndiqnin përpunimin shefi i Seksionit të Sigurimit, Bujar Hoxha dhe operativi i përmendur. “Tigri”, “Guri i mëngjesit” dhe “Lapsi i kuq” ishin përpunuesit kryesorë. Më 31.5.1987 ngrihet në përpunim aktiv 2A si “agjent i mundshëm jugosllav”, por në vendimin marrë me propozim të operativit Rafet Mediu, zëvendëskryetarit të degës Petrit Zeneli dhe me miratimin e Çapajev Taçit, nuk thuhej asnjë provë rreth “agjentit”. Të gjitha rastet e sjella janë veçse agjitacion e propagandë. përpunimin e vazhdojnë shefi i Seksionit, Rafet Mediu dhe operativi Islam Guri. Havzi Nela u largua nga vendi i internimit më 13.6.1988. Më 15.6.1988 teksa ndodhej në shtëpinë e Hazir Islamit në Brekinjë, rreth orës 5.00 shkojnë ta ndalojnë polici Sahit Ibra, kryetari i kooperativës Mehmet Islami, sekretari i partisë Hasan Çupi. Këtu plagoset polici, gjatë një veprimi që nuk përbën “vrasje me paramendim”. “Sqaroj se unë nuk kam marrë shenjë ndonjë pjesë të trupit të policit”-deklaronte Havzi Nela në hetuesi. Duke u konsideruar ky veprim si “akt terrorist”, vepra u kualifikua pas asnjë element si “vrasje me dashje”. Ekzekutimi me vdekje në litar u krye më 10.8.1988.

Grupi në Kukës që përmbylli dënimin me vdekje vendimin nr.59, datë 24.6.1988 të gjykatës:

-Hetues: Vangjel Tanellari, Aristidh Cane dhe Kastriot Muço.

-Gjykata Popullore e Rrethi Kukës: Agim Hoxha (kryetar), Osman Mula, Isa Laçi

-Prokuror: Nikollaq Helmi

-Kryetar i DPB Kukës: Frederik Ymeri

-Shefi i Policisë: Maksim Feka

Grupi që përmbylli vendimin nr.85, datë 16.7.1988 të gjykatës:

Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë: Fehmi Abdiu (kryetar, relator) dhe Fatmira Laskaj e Lili Robo.

Prokuror: Skënder Breca

Presidiumi i Kuvendit Popullor (anëtarët që kanë nënshkruar më 8.8.1988): Rita Marko (nënkryetar), Sihat Tozaj (sekretar), Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha, Rahman Hanku. Anëtarja tjetër Emine Guri me telefon ka njoftuar se ishte dakord me vendimin për të mos iu falur jeta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...