1943/Urdhri i Mugoshës: Merrni masa të shkelni Dukatin

Premte, 04 September 2020 19:15
Letra e Dushan Mugoshës Letra e Dushan Mugoshës

Nga Kastriot Dervishi

 

Që jugosllavët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha kanë qenë drejtuesit e të ashtuquajturës “luftë nacionalçlirimtare” (në të vërtetë veçse luftë civile), e tregojnë letrat që gjenden në arkivat tona dhe ato të huaja. Më 30 nëntor 1943 Dushan Mugosha (“Sala”) i shkruan një letër urdhërese Mehmet Shehut ku pasi e qorton për veprimet e mëparshme, si pasojë e cilave u vranë disa komunistë (ndonjë prej të cilëve ishte varur me portret në bulevard nëntorin e kaluar), i jep porositë në lidhje me koordinimin e veprimeve të Brigadës së 1-rë. Aksioni i radhës ishte shkelja e Dukatit. Entuziazmi i Mugoshës kundër Ballit Kombëtar, është në të njëjtin nivel si i të ashtuquajturve “veteranë” të pavdekshëm të ditëve tona.

Letra e Dushan Mugoshës

Mehmet. Mora letrën tënde. Pashë se keni rrezikuar forca nga mungesa e koordinimit të veprimit me Besnikun, por si që the edhe vetë ke ra në pozitat e Delos (Balili) që s’ka dasht as me një mënyrë; por gabimi u bë, duhet mendohet për një sulm tjetër duke koordinuar luftën me Besnikun, si edhe me forca të tjera të brigadës, duke përdorur zjarrin më të tmerrshëm dhe duke qenë të pamëshirshëm se humbjet tona janë mjaft të mëdha dhe të pazëvendësueshëm (kuadrot) Gjoka (Doçi), Jashari (Muhameti), Agimi (Çeno), Ramadani (Romësi). Shiko se sa forca të Brigadës nevojiten për me shkel Dukatin dhe kërkoji menjëherë. Në një letër nga Tahir (Kadare), e cila është shkruar më 26.11.1943 flitet për mbi luftën e urës së Dragotit, ku ballistët patën 10 të vrarë dhe 35 robër; (u zu) edhe një mortajë e rëndë si tonat, një automobil, si dhe material ushtarak. Ura e Dragotit në duart tona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...