Në foto është Rauf Fico (1881 – 1944) gjatë paraqitjes së letrave kredenciale në vitin 1938, kohë kur sapo ishte çelur legata shqiptare në Berlin. Fico në vitet 1938 – 1939 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në kryeqytetin gjerman. Njohës i mirë i shtetit, ish ministër i Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, Fico njihet edhe si një organizatorët më të talentuar të këtyre ministrive.