Që të kuptoni me çfarë merreshin shokët e Byrosë, mjafton kjo bisedë e vitit 1977 rreth çështjes së lulediellit.
Enver Hoxha: Pse ka marzhe luledielli?
Prokop Murra: Po, ka shoku Enver.
Enver Hoxha: Që të ketë marzhe për pambukun e kuptoj, por për lulediellin për ç’arsye?
Prokop Murra: Çmimi përcaktohet sipas llojit. Për shembull po të ketë kaq kokrra t verdha ose të zeza, merret me këtë çmim.
Enver Hoxha: Po si përcaktohen kokrrat?
Prokop Murra: Përcaktohet në bazë të vrojtimeve që bëjnë.
Enver Hoxha: Më duket se këto janë punërat e Myqerem Fugës dhe Abdyl Këllezit.
Prokop Murra: Jo, këto kanë qenë më përpara.
Enver Hoxha: Unë nuk e kuptoj përse të ketë diferencë për lulediellin? Për pambukun po, ka prodhim kualitetit të parë, të dytë, të tretë, etj.
Prokop Murra: Por edhe për orizin për shembull, çmimi përcaktohet nga kokrrat e kuqe që ka në të, nga 1% në 8%.
Enver Hoxha: Kokrrat e orizit janë si kokrrat e orizit janë si kokrrat e postit, të pallogaritshme. Ne kishim në sojin tonë në Gjirokastër një të marrë që numëronte qimet e postit të cilat i hiqte një e nga një. Po pse i heq more Shupe -i thoshin atij. I heq të që bëj rroba-thoshte ai. Kur blen oriz në shtëpi e qërojnë, sepse ke të bësh me një kg. Po si mund të bëhej kjo punë me orizin për gjithë sasinë që prodhohet në vend? Është e pamundur të bëhet kjo? Prandaj e përmenda shembullin e atij të marrit në Gjirokastër.