Pjesë nga mbledhje e sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së në të cilën diskutohej edhe për stallat, djegien e bagëtive dhe konfliktet midis brigadierëve dhe sekretarëve të partisë.
Prokop Murra: Kooperativa ishte e mirë, 75 kv misër për hektar kishin ,arrë. Kjo kooperativë, më datën 31 dhjetor, natën e vitit të ri, pati një ngjarje të rëndë, 21 (kokë bagëti-shënim) që iu dogjën në stallë. Kështu kryetari kishte përgjegjësi për këtë.
Enver Hoxha: Po pse u dogjën?
Prokop Murra: U dogjën se stalla mori zjarr nga korrenti. Rojet kishin ikur, nuk pati asnjeri aty. Kur u ngrit fshati ishte vonë. Kishte patur edhe nja dy tri raste që s’kishte punuar mulliri dhe kishin mbetur fshatarët pa bukë. Kjo ishte një anë e problemit. Edhe për këtë ai bënte autokritikë: “...e ndjej që nuk e kreva detyrën, ndofta kjo erdhi si rezultat i humbjes së vigjilencës sepse kemi kaq vjet në Kuç që nuk kemi pasur ngjarje të tilla”, për këtë kam përgjegjësi. Pranonte edhe çështjen e bukës. Kjo kishte ndodhur kur ai ishte në konferencën e rrethit të Vlorës, kishte mbetur një fshat pa bukë. E merrte përsipër edhe këtë, duke thënë se duhet të kisha organizuar më mirë punën. Kjo ishte çështja e parë, tani vinte çështja e dytë që ky nuk shkon mirë me sekretarin e organizatës bazë.
Enver Hoxha: Po çfarë kishin ata midis tyre?
Prokop Murra: Sekretari i byrosë që e kishin hequr më parë ishte edhe brigadier i reparteve të misrit, që merret me bukën e mullinjtë, duhet që kryetari i ka kërkuar llogari, i ka thënë që bëjnë punën, se unë nuk të njoh për anëtar byroje.