1946/Traktatet me SHBA-në që nuk negocioheshin nga komunistët

Premte, 01 October 2021 15:34
Jacobs (në qendër) kryetari i misionit diplomatik amerikan në vitet 1945-1946 Jacobs (në qendër) kryetari i misionit diplomatik amerikan në vitet 1945-1946

Nga Kastriot Dervishi

Qeveria amerikane e kushtëzoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në nëntor 1945, me njohjen reciproke të traktateve midis dy vendeve dhe atyre me karakter ndërkombëtar të para datës 7 prill 1939. Qeveria amerikane konfirmoi vetë e para njohjen e tyre. Më i hershmi ndër ta i vitit 1912, ishte Konventa dhe protokolli për suprimimin e abuzimit të opiumit dhe barnave të tjera të këtyre llojeve. E.Hoxha gënjeu në fillim duke thënë se nuk kishte njohur mbi traktatet se arkivat ishin djegur. Kur mori kopjet e tyre nga amerikanët, filloi ta shtyjë si çështje.

Kryetari i misionit amerikan në Tiranë, Jacobs, informoi sekretarin e shtetit se më 13.8.1946 ishte takuar me E.Hoxhën, ditë të cilën ai (Hoxha) i kishte dorëzuar një notë zyrtare, në të cilën thuhej se traktatet ishin nënshkruar nga “qeveritë antipopullore”, të sjella në fuqi “nga bajonetat e huaja, të cilat cenonin haptazi ose tërthorazi interesat dhe sovranitetin e vendit”, i cili trajtohej si “popull kolonial apo gjysmë kolonial”. E.Hoxha nisi bisedën duke kritikuar SHBA-në që nuk kishte dalë më kundërpropozime në lidhje me traktatet. Jacobs protestoi duke kujtuar temën e takimit të fundit. Hoxha tha se i kishte studiuar traktatet. Ai nuk pranonte asnjë traktat siç kishte qenë, por vetëm duke u nënshkruar. Për 4 prej tyre, të cilat ishte i gatshëm t’i nënshkruante kur të vinte ministri i ri amerikan në Tiranë, duke nënkuptuar kështu se do vepronte kështu vetëm po të njihej qeveria e tij. Për të tjerat do bëheshin korrigjime, “në bazë marrëdhënieve të reja ndërkombëtare të krijuara nga lufta antifashiste”. Nga dokumentet e mëparshme, binte në sy se traktatet që E.Hoxha nuk donte të përtërinte, qoftë edhe me ardhjen e ministrit të ri amerikan në Tiranë ishin:

-Konventa dhe protokolli për kufizimin e prodhimit, 1931.

-Konventa e sistemit monetar, 1932.

-Shkëmbimi i notave lidhur me heqjen e kuotës së vizës, 1928 (i pabotuar).

-Shkëmbimi i notave për traktatin e kombit më të favorizuar lidhur me pasaportat, 22-23 qershor 1922.

Siç edhe kuptohet, E.Hoxha nuk donte që shqiptarët të kishin të drejtës e lëvizjes së lirë në SHBA. Edhe një lehtësim të tillë që kishte ekzistuar në vitet e “regjimit antipopullor” të Zogut, regjimi diktatorial nuk e njihte. Sot diskutojmë të drejta që shqiptarët i kishin fituar në vitet 20-30, falë qeverisjeve të urta dhe vizionare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...