Ai ekzekutohet në vitin 43 p.e.s, si armik i Romës, kur kishte filluar të besonte se karriera politike ishte arritja e tij më e rëndësishme; sepse veç orator i përkryer, ai ishte edhe një prej politikanëve më të mirë të Romës.
Ciceroni fitoi famë me kundërshtimin e tij ndaj Jul Cezarit i cili kërkonte të bëhej i plotfuqishëm; më vonë ai denoncoi Mark Antonin që nuk riktheu republikën (pas vdekjes së Cezarit); dhe kritikoi Oktavianin që synonte të bëhej perandor.
Ciceroni u fal nga Cezari kur ky u kthye në Romë pas fitores ndaj Pompeit, por nuk mundi t’i shpëtonte zemërimit të Mark Antonit dhe Oktavianit që e ndoqën dhe e vranë si armik te shtetit; koka iu pre, duart iu gjymtuan, trupi iu nda copa – copa, shkruajnë kronikanët.
Ciceroni ra viktimë e pasioneve politike të kohës; tregojnë, se një herë, disa vite më vonë, Oktaviani (Perandor) e gjeti nipin e tij duke lexuar një libër të Ciceronit, dhe u përpoq për ta fshehur për shkak të frikës se gjyshi i tij do të zemërohej.
Por Oktaviani e mori librin, lexoi disa rreshta dhe ia ktheu duke thënë: “Lexoje pa frikë, Ciceroni ishte njeri i mësuar që e donte vendin e tij.” Me kalimin e shekujve, Roma përjetoi trazira, përmbysje; shkrimet e Ciceronit u zhdukën; më pas u ruajtën nga murgjit në manastire.
Zbulimi nga Petrarka i letrave të Ciceronit, në shekullin XIV, dhe publikimi i tyre, është cilësuar si shkëndija e Rilindjes evropiane.
Rilindja solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit, dhe, vetëm pas tij e nëpërmjet tij, edhe ringjalljen e pjesës tjetër të lashtësisë klasike.
Kulmi i prestigjit të Ciceronit erdhi gjatë periudhës së iluminizmit (shekulli XVIII); ndikimi i tij është vënë re tek mendimtarët si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane, dhe ende përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të materialit parësor për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos në ditët e fundit të Republikës, kur ndodhi edhe vdekja e tij.
1- Të jesh injorant i asaj që ka ndodhur kur ti s’kishe lindur, është të mbetesh gjithmonë fëmijë.
2- Miku është një vetvete e dytë.
3- Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt.
4- Aftësia pa nder është e padobishme.
5- Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.
6- Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.
7- Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për senatorin, ashtu edhe për oratorin.
8- Frika nuk është një mësues afatgjatë e detyrës.
9- Loti i dhimbjes thahet shpejt, sidomos kur derdhet për fatkeqësitë e të tjerëve.
10- Sa e sa gjëra të cilat nuk do t’i bënim kurrë për hir të vetvetes, i bëjmë për hir të miqve tanë.
11- Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.
12- Nuk më duket i lirë ai njeri që nganjëherë nuk bën asgjë.
13- Nuk më vjen turp të tregoj se jam injorant për gjërat që nuk i di.
14- Unë kritikoj duke krijuar – jo duke gjetur gabime.
15- Unë kurrë nuk admiroj fatin e dikujt tjetër aq shumë sa të bëhem i pakënaqur me fatin tim.
16- Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë! Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.
17- Nëse nuk kemi turp ta mendojmë një gjë, nuk duhet të kemi turp ta themi atë.
18- Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet.
19- Nëse nuk ke besim te vetja, je dyfish i mundur në garën e jetës. Me besim në vete e ke fituar garën para se ta fillosh.
20- Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.
21- Është cilësi e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.
22- Është e falshme të mos pranosh t’i mbrosh disa njerëz, por t’i mbrosh në mënyrë neglizhente është vetëm kriminale.
23- Tregon fisnikëri të jesh i prirur të shtosh borxhin ndaj një njeriu të cilit tashmë i detyroheni shumë.
24- Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.
25- Dashuria është orvatja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria.
26- Kujtesa është thesari dhe rojtari i të gjitha gjërave.
27- Më shumë ligje, më pak drejtësi.
28- Pa Zoti nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka.
29- Askush nuk mund t’ju këshilla më të mira se vetja.
30- Jo bashkëjetesa, por mirëkuptimi e përbën martesën.
31- Gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.