×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

28 mijë dëshmorë, një shifër e sajuar

Diel, 06 May 2018 17:58

Nga Kastriot Dervishi

Një regjim si ai komunist, që e kishte gënjeshtrën dhe mashtrimin institucionin kryesor të tij, nuk mund të mos e shfaqte këtë cilësi të rrallë kur vinte puna te numri i dëshmorëve. Asnjëherë nuk u bënë 28 mijë luftëtarë që të vriteshin të gjithë, e si rrjedhojë nuk kanë ekzistuar 28 mijë dëshmorë. Le ta shohim shkurtimisht gënjeshtrën e 28 mijëve në vite të ndryshme, pasi shifra e dëshmorëve ka lëvizur sikur të ishte bursë financiare.

Viti 1946

Në procesin gjyqësor kundër Lef Nosit, Maliq Bushatit dhe Anton Harapit, në shkurt 1946, prokurori Misto Treska në kuadër të akuzave kundër të pandehurve përmendi shifrën e 50 mijë të vrarëve e të plagosurve dhe 47 mijë shtëpive të djegura gjatë luftës (faqe 381-382 e dosjes).

Në mbledhjen e posaçme të Kuvendit Popullor të datës 30 korrik 1946, me rastin e zhvillimeve në konferencën e paqes në Paris, deputeti Pëllumb Dishnica deklaroi se Shqipëria kishte 40 mijë dëshmorë. Përmenden shifra të tjera si 10 mijë të burgosur e internuar politikë dhe 30 mijë shtëpia të shkatërruara. Po sipas këtij deklarimi armiku kishte lënë 47 mijë të vrarë dhe 5 mijë robër (faqja 72-73). Këto deklarime nuk përputhen me eshtrat që tërhoqën ushtritë italiane e gjermane pas lufte.

Viti 1951

Në vitin 1951 shifrat zyrtare bëjnë të njohur se regjimi komunist konsideronte si dëshmorë gjithsej 3.373 persona. Trashëgimtarëve të tyre u jepte pensionin e dëshmorit. Kjo qartësohet edhe në vendimin nr.916, datë 16.11.1951, të Sekretariatittë KQ të PPSH-së “Mbi disa masa për përmirësimin e gjendjes së kujdesit social”. Pagesat ishin 1.000-2.000 lekë në muaj dhe për raste të veçanta edhe 4.000 lekë në muaj.

Viti 1969

Sipas dekretit nr. 4558, datë 18 tetor 1969, të Presidiumit të Kuvendit Popullor (“Gazeta Zyrtare” nr.19/1969), përcaktoheshin sipas mënyrës ideologjike se“dëshmorët e atdheut” ishin të vrarët në luftë “kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, për lirinë, pavarësinë kombëtare, demokracinë, ose për kauzën e proletariatit të vendeve të tjera”, ata midis periudhës 7 prill 1939 – 9 maj 1945, si dhe ata që ishin vrarë “në luftë e përpjekje me armiqtë e jashtëm e të brendshëm, për mbrojtjen e kufijve të atdheut, për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor”.

Viti 1980

Në relacionin e Kryesisë së Këshillit të Ministrave për Byronë Politike, datë 16.2.1980, ndër të tjera thuhet për zgjerimin e konceptit të dëshmorit:

“Sipas të dhënave, në mbështetje të dispozitave në fuqi, si republikë, janë shpallur rreth 6 mijë dëshmorë, kurse zyrtarisht në dokumente të ndryshme është thënë se gjatë luftës nacionalçlirimtare, populli shqiptar ka dhënë 28.000 dëshmorë. Kjo nuk do të thotë se duhet të arrihet medoemos kjo shifër, por numri i atyre që janë shpallur dëshmorë është i vogël”.

Koncepti ideologjik shihet qartë kur thuhet se dëshmorë mund të quhen “vetëm ata” që kishin qenë anëtarë të PKSH-së, ushtrisë komuniste, Frontit, etj.

Kjo çështje në bazë të raportit u diskutua në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 4 nëntor 1980. Enver Hoxha tha se shifra 28.000 ishte “afërsisht ekzakte”, pavarësisht se raporti e thoshte qartë se ishin 6.000. Kjo i mbylli diskutimet sepse sipas Hoxhës, 28 mijë dhe 6 mijë ishin “shifra të përafërta”.

Faksimilja: Relacioni i Kryesisë së Këshillit të Ministrave i datës 16.2.1980 për Byronë Politike, në të cilën përmendet shifra e 6 mijë dëshmorëve dhe deklarimi i diktatorit se 28 mijë dhe 6 mijë janë shifra të përafërta.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 18:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...