Nga Kastriot Dervishi
Në një letër drejtuar udhëheqjes së lartë komuniste, i dënuar 6 herë nga regjimi, Dom Simon Jubani shkruan se në vitin 1971 po përdoreshin dy lloj torturash ndaj të burgosurve: zhurma gjatë orëve të natës dhe tymi i druve ose i qymurgurit, i cili futej në qelitë e të dënuarve. Në këtë mënyrë, të dënuarve u shkaktoheshin probleme të rënda nervore dhe dëmtim të mushkërive. "Nuk pretendoj të kem banjo ashtu sikuse thuhet se kemi, as nuk kërkoi me na çlirue prej shputave, grushteve, fyerje të përditshme, por u lumet shumë urdhëroni autoritetit e Burrelit të na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën, të na çlirojë prej zhurmave që na shkatërruan sistemin nervor, s’pakut mos të kena zhurmë kur flejmë"-shkruan Jubani.