Sfidat e para të qeverisë italiane

Saturday, 02 June 2018 10:56
 Pavarësisht hapësirës së dedikuar në fushatën elektorale nga shumë parti politike, te çështja delikate e shkurtimit të shpenzimeve, afati i 31 majit, i përcaktuar nga reforma e buxhetit të shtetit, për të miratuar Dekretin e Presidentit të Këshillit, nuk u respektua. Kjo reformë vjen me objektiva të reja për shqyrtimin e shpenzimeve për ministritë në tre vitet e ardhshme.

E, megjithatë, strategjia që i hap rrugën shkurtimeve të reja të shpenzimeve do të jetë një nga sfidat e para që duhet të kapërcejë qeveria e udhëhequr nga Giuseppe Conte, shkruan Il Sole 24 Ore. Edhe sepse dekreti që do të përdoret nga ekzekutivi i ri, me masat për qendrat e punësimit, pensionet, rishikimit të disa ligjeve dhe, ndoshta, emigracionin dhe taksimin, nuk do të mbështetet në një fazë të re nga rishikimi i shpenzimeve.

Jo vetëm kjo, Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë do t’u duhet të përcaktojnë shpejt kuadrin e politikës së DEF (Documento di Economia e Finanza), për të vendosur objektiva të reja për reduktimin e shpenzimeve për administratat qendrore, që do të përfshihen në ligjin e buxhetit të vjeshtës.

Pas dështimit për të përmbushur afatin e 31 majit, dita kur Carlo Cottarelli u dorëhoq nga Kreu i Shtetit për të formuar një qeveri teknike dhe neutrale, tingëllon si një shaka në procesin e rishikimit të shpenzimeve, për shkak të mungesës së një qeverie që nga fillimi i vitit, me kompetenca të plota.

Zyra e Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit do të jetë gati të përgatisë ndërhyrjen në jo më shumë se njëzet ditë, duke kërkuar informacione nga Kryesia e Këshillit dhe Ministrisë së Ekonomisë. Aktualisht zyrtarët e këtij departamentit RGS (Pjesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Italisë) mbeten të angazhuar në programin e shqyrtimit të shpenzimeve, vetëm në monitorimin e zbatimit të duhur strukturor, me 1 miliard në vit për të gjithë ministritë, për periudhën trevjeçare 2018-2020.

Vetëm dje nga RGS është lëshuar një udhëzim për të dhënë sqarime mbi skemat e informacionit dhe të dhënat, që do të jepen për periudhat për monitorimin, si dhe objektivat e reduktimit të përcaktuara nga ligji i fundit i buxhetit.
Për momentin, gjithçka duket në rregull. Ose pothuajse, raporton Il Sole 24 Ore. Dhe palët bashkëpunuese, të cilët ditët e fundit kanë punuar fort për të siguruar që Giuseppe Conte të merrte një mundësi të dytë të vërtetë për të formuar një qeveri të re, pavarësisht nga fakti se në programet e tyre zgjedhore kanë pasur shkurtimet si program, deri në 30-40 miliardë, ata nuk pranojnë më nevojën e rishikimit të shpenzimeve.

Kontrata “jeshile-e verdhë” i referohet vetëm shkurtimeve të përgjithshme të kostove të institucioneve. Edhe riorganizimi i shpenzimeve tatimore shoqërohet me një pikëpyetje sa i përket kostos së përgjithshme të punës të përcaktuar në program, vlerësuar nga studime të ndryshme dhe vëzhguar në mbi 100 miliardë euro, të cilat nuk mund të mbulohet tërësisht me deficit, edhe në mundësinë e një lufte me BE. Programi zgjedhor i M5S parashikoi një “shpenzim” prej të paktën 30 miliardë eurosh, të shoqëruara nga një riorganizim prej 40 miliardë shpenzimesh tatimore. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...