Belusconi kundër qeverisë së re: Formulë politike e pashembullt

Saturday, 02 June 2018 19:06

Sot në Ditën Kombëtare të 72 vjetorit të formimit të Republikës Italiane, kryeministri i sapo zgjedhur Giuseppe Conte ka bërë daljen e tij të parë publike në krah të Presidentit Sergio Mattarella.

"2 qershori është festa e ne të gjithëve, urime të gjithëve" janë fjalët e tij të para gazetarëve si kreu i ekzekutivit italian.

Por në këtë ditë nuk kanë munguar dhe reagimet politike ndaj qeverisë së sapo formuar 5 Yjet-Lidhja.

Në një mesazh drejtuar popullit italian, lideri i koaliconit të qëndrës së djathë dhe i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, ka akuzuar qeverinë e re "si një formulë politike e pashembullt dhe kontradiktore, e pa zgjedhur nga vota e italianëve dhe me një program e vlera qe shpalosin flamurin e populizmit."

Sipas ish-kryeminstrit Berlusconi, Forza Italia do të votojë kundër votëbesimit ndaj qeverisë Conte, do të jetë në opozitë të fortë dhe do të kundërshtojë çdo akt të saj që vë në rrezik të ardhurat publike, punën, kursimet e italianëve dhe rolin ndërkombëtar të Italisë.

Në këtë moment në të cilën ndodhet vendi, Silvio Berlsuconi i bën thirrje italianëve të zgjedhin "ose qeverinë e re ose Forza Italia e koalicionin e qëndrës së djathtë".

"Alternativa e jonë, deklaroi Berlsuconi, është Italia që punon, e personave të aftë, e shtetit që vihet në dispozicion të qytetarëve, e italianëve që kërkojnë të eleminojnë presionin fiskal, presionin burokratik, presionin gjyqësor".

Ndërsa ndaj dyshmit të qëndrimit që ekzekutivi i ri do të mbajë në ta ardhmen ndaj Bashkimit Europian, Silvio Berlusconi shprehet se forca politike që ai përfaqëson ka një qëndrim të qartë: 

"Forza Italia, tha ai është pro Bashkimit Europian, i cili pas dy luftrave botërore, për 70 vite rresht ka garantuar paqen në Europë, lëvizjen e lirë të sipërmarrjes, kapitalit dhe lëvizjen e lirë të njerëzve".

 "Por, tha Berlusconi, ne kemi vetëdijen se Europa duhet të ndryshojë, duke u nisur nga baza."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...