Dy alpinistë raportohet se kanë humbur jetën teksa po tentonin të ngjisnin formacionin shkëmbor të njohur si “El Capitan”, në Parkun Kombëtar Yosemite, të Kalifornisë.
Një 46-vjeçar nga Kolorado dhe një 42-vjeçar nga Kalifornia u rrëzuan për vdekje, në rrugën e njohur si Freeblast, raportojnë shërbimet e parkut Kombëtar.
“El Capitan” përbën një sfidë shumë intriguese për alpinistët, por edhe incidentet gjatë ngjitjes së 914 metrave lartësi të shkëmbit, janë të shumta.
Shërbimet e Parkut raportojnë se aty ndodhin çdo vit rreth 100 incidente, ndërsa në vitin 2016 u regjistruan 16 persona që humbën jetën gjatë ngjitjes në shkë