Fotot/ Kroaci: Turizëm në kurriz të natyrës

Diel, 03 June 2018 20:30

Liqenjtë Plitvice, parku më i vjetër i Evropës Juglindore, vendi ku është xhiruar filmi i famshëm Winnetou janë në rrezik, sepse shtimi i turistëve po sjell me vete edhe shtimin e ndërtimeve ilegale.

Ambientalisti Ivica Jandrić jeton afër lieqeveve dhe vjen shpesh këtu. Atij i pëlqen shumë ky vend me ujvara. "Ky është një nga vendet më të bukura të planetit, monument natyre, që mbrohet nga UNESCO. Deri para pak kohësh ujrat këtu kanë qenë më të pastrat në botë. Por, ndërtimet pa leje kanë shkaktuar shumë dëme dhe këtu nuk mund të lahesh më ose të pish ujë." - tregon Ivica. Ndër të tjera mungojnë edhe kanalizimet.

Liqenet ndodhen në rrezik akut, sepse këtu vijnë çdo vit dy milionë turistë. UNESCO ka kërcënuar se do ta heqë statusin e trashëgimisë botërore, sepse ky status nuk jepet për vende ku vijnë masa të tilla njerëzish.

Qeveria hesht

Ndër të tjera mungojnë edhe kanalizimet, dhe pisllëku kullon i pafiltruar në tokë dhe përfundon në Liqenin e Plitvices. Qeveria i ka bërë analizat e ujit të liqenit, thotë Ivica, por rezulatet nuk janë bërë publike. Sepse asnjë nuk duhet ta marrë vesh se uji i Liqenëve të Argjendë nuk është më i pijshëm.

Kryetari i Bashkisë në komunën e liqenëve Plitvice, Ante Kovac, na siguron se problemi është bërë më në fund i ditur, dhe e shtyn përgjegjësinë tek qeveria në Zagreb. "20 vjet me radhë kurrkush nuk u kujdes për ujërat e zeza. Tani ora është 12 pa 5. Shteti e ka kuptuar se Plitvice ka rëndësi kombëtare dhe jo vetëm lokale dhe nuk duhet të humbasim kohë."

Turistë dhe ndërtime

Por ende në parkun kombëtar vazhdojnë ndërtimet. Shtëpitë ngrihen si kërpudhat pas shiut dhe shumë leje ndërtimi janë të dyshimta. Dhe me shtimin e shtëpive edhe numri i turistëve është në rritje. Koha nuk pret dhe Ivica dhe kolegët e tij do vazhdojnë të luftojnë. Ne veteranët jemi rritur këtu, thotë ai, dhe jemi të vendosur, ta mbrojmë këtë pasuri natyrore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...