Deri në fund të Qershorit të gjithë do e marrin atë që meritojnë dhe gjithçka do të jetë e pastër si kristali, ishte porosia që përcollën organizatorët e protestave masive mbrëmë në mbi 20 qytete greke.
Mijëra qytetarë protestuan nën moton “Maqedonia është greke” në plot 24 qytete ndërkohë protesta qendrore u mbajt në Pella, për shkak të simbolikës së këtij vendi, si vendlindje e Aleksandrit të Madh.
Ndër protestues vërehen flamuj të shtetit dhe jo flamuj partiak, ndërsa “Maqedonia është Greqi” është parulla që dominon. Protesta masive kaloi pa incidente.
Pas protestës së sotme në Greqinë Veriore protestë kundër termit “Maqedoni” është paralajmëruar edhe në Athinë, më 8 Korrik vetëm disa ditë para samitit të NATO-s.