Autori i sulmit me kamion, nga i cili mbetën të vdekur 5 persona në Suedi vitin e kaluar, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është 40-vjeçari Uzbeku Rakhmat Akilov, i cili më përpara se të ndërmerrte sulmin vdekjeprurës në Stockholm, kishte shprehur simpati për grupin xhihadist të Shtetit Islamik. Edhe pse ISIS në atë kohë e mori përsipër sulmin, prokurorëve iu desh të provonin synimin e 40-vjeçarit për të dëmtuar shtetin suedez.
Akilov, një i azilkërkues të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar vetëm pak minuta më vonë. Ai rrëfeu gjithçka gjatë marrjes në pyetje në polici.
Ai u largua nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kërkoi nënshtetësi atje, por në dhjetor të vitit 2016 atij iu komunikua se kishte vetëm 4 javë kohë për t’u larguar nga vendi skandinav.
Ai u zhduk për pak kohë dhe vetëm pak muaj përpara sulmit ishte vendosur në listën e më të kërkuarve.