Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet.
Ky ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit.
Shteti suedez ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, gjë që ka detyruar qeverinë Social-Demokrate, të vendosë rregulla më të ashpra për ata që kërkojnë qëndrim afatgjatë.
Duke mos marrë parasysh masat e marra, tema e imigrimit ka vazhduar të dominojë debatin politik duke nxitur çarje në partinë opozitare të qendrës së djathtë, Aleanca, e cila shpreson të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve.
“Pasojat njerëzore do të ishin shumë më të mëdha nëse ne do të ndalonim këtë propozim”, u shpreh liderja e Partisë Qendrore, Annie Loof, transmeton Reuters.
Ndasitë në mesin e opozitës do të bëjnë shumë më të vështirë për Aleancën që të krijojë qeverinë, derisa partia Demokratët e Suedisë, ka premtuar se do të rrëzojë secilën qeveri që nuk vendosë linjë të ashpër kundër imigrantëve.