Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4,6 tronditi Maçeratën në Itali. Tërmeti u regjistrua rreth orës 5.11 dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, përfshirë shembjen e kullës së këmbanës së një kishe në zone.
Dëme materiale ka patur në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.
"Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikojmë gjendjen e banesave", shpjegoi Alessandro Gentiluçi.
Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë. Qarkullimi duhet të nisë disa orë më vonë.