Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev ka reaguar pas sanksioneve kufizuese që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ndaj Rusisë.
“Nuk ka dyshim se do ta perballojmë. Kemi mësuar ta bëjmë”-u shreh ai para Dumës Ruse.
Kjo deklaratë vjen pasi SHBA vendosi sanksione kufizuese kundër dhjetra manjatëve rusë, kompanive, zyrtarëve dhe figurave politike që njihen si të afërta me presidentin rus, Putin.
“Të gjitha këto do t’i kthejmë në dobi të ekonomisë sonë”-ka thënë së fundmi Mendvedes, por nuk dihet sesa do mund ta marrë veten ekonomia ruse, në një kohë kur monedha vendase, vetëm të mërkurën ra 1,4% përkatësisht 63.9 në krahasim me dollarin amerikan.