Një aksidenti i tmerrshëm ajror ndodhi ditën e sotme në Algjeri.
Por çfarë e shkaktoi aksidentin e avionit ushtarak?
Shkaqet e sakta ende nuk dihen por sipas ekspertëve trupi I avionit është ndezur përpara se të ulej në tokë.
Ai u rrëzua pak përpara se të ulej në aeroportin e Boufarik.
Mediat algjeriane njoftuan se avioni ishte ‘’ Ilyushin” i epokës Sovjetike.
Por ky shtet i Afrikës së Veriut ka një histori të dyshimtë përsa i përket aviacionit.
Në 2014 një Herculus C-130 që mbante anëtarë të forcës ajrore të vendit dhe familjet e tyre u rrëzua në lindje të Algjerisë, duke vrarë 77 vetë.
Në të njëjtin vit, një fluturim ajror Algjerian u rrëzua në Mali duke fluturuar midis Bukina Fasos dhe Algjerisë, ku vdiqën 116 vetë në bord.