Gjendja shëndetësore e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij Yulia është ‘ duke u përmirësuar dukshëm’ kanë thënë mjekët në mesditën e sotme.
‘’ Me kënaqësi po ju njoftoj për një përmirësim të gjendjes së Yulia Skripal. Ajo I është përgjigjur mirë trajtimit, mirëpo vazhdon të marrë kujdes klinik 24 orë në ditë’’- ka thënë mjekja e spitalit në Salisbëri, Christine Blanshard.
Helmimi I tyre solli një përplasje të ashpër mes Britanisë dhe Rusisë.
E cila bëri që 100 diplomatë rusë të dëboheshin nga vendet anëtare të Natos. Midis tyre edhe Shqipëria.
Pas kësaj mase, edhe Rusia është ‘hakmarrë’ duke dëbuar 60 diplomatë dhe punonjës së konsullatës amerikane në Petërburg.