Palestinezët në Gaza kanë marshuar me qindra, në kufirin Izrael për një protest më shumë se 6 javore.
Zyrtarët palestinezë thonë se një fermer dhe një protestues janë vrarë dhe dhjetëra demonstrues u plagosën nga ushtarët Izraelit.
Ushtria izraelite raportoi "trazira" në gjashtë vende dhe tha se ajo ishte "duke gjuajtur drejt nxitësve ".
Palestinezët kanë ngritur pesë kampe pranë kufirit për protestën, të quajtur ‘’Kthimi I marsit të madh ‘’ .
Arsyeja e protestës
Protesta e Marsit të Madh të Kthimit filloi të premten, pasi 30 marsi shënon Ditën e Tokës, e cila përkujton vrasjen e gjashtë protestuesve nga forcat izraelite të sigurisë gjatë demonstratave mbi konfiskimin e tokës në vitin 1976.
Protesta është planifikuar të përfundojë më 15 maj, të cilën palestinezët e quajnë Nakba (katastrofa) dhe që shënon zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve gjatë konfliktit të krijimit të Izraelit në vitin 1948.
Palestinezët kanë kërkuar për një kohë të gjatë të drejtën e tyre për t'u kthyer, por Izraeli thotë se ata duhet të vendosen në një shtet të ardhshëm palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.