Në Britani ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme teksa një polic i rrugores është dhunuar nga një qytetar që lëvizte me motor. Polici ka ndaluar drejtuesin e motorit, kurse ky i fundit ka reaguar në mënyrë të dhunshme, duke e shtrirë në rrugë dhe duke e goditur pa pushim. Ngjarja ka ndodhur në Gorsey Lane, Litherland në Liverpool. Duket se situata është tensionuar pasi polici ka ndaluar drejtuesin e mjetit duke qenë se dyshonte për mungesë të një takse të papaguar nga drejtuesi i motorrit.