Video/ Përtej oqeanit tornadoja lëviz drejt banesave

Diel, 10 June 2018 15:52

SHBA-Të mërkurën e kaluar, Aaron Voos, nga Laramie, në Wyoming, SHBA, ishte në makinë me djalin e vogël dhe po ktheheshin drejt shtëpisë kur kanë filmuar këto pamje të pabesueshme të një tornadoje që prek tokën dhe i afrohet banesave. Burri menjëherë ka njoftuar gruan, që ishte në shtëpi me djalin e tyre të madh, duke i thënë të merrnin makinën dhe të largoheshin nga shtëpia.

Zyra e sherifit ka shpjeguar që pavarësisht se ishte një tornado shumë e fortë (F3-F4), nuk ka pasur të plagosur apo dëme të rënda.