Shoferët në disa qytete të Serbisë i ndaluan makinat e tyre në rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta të karburanteve.
Çmimi i benzinës në Serbi, së voni, është rritur në 1.29 euro për litër. Protestuesit kërkuan që shteti të ulë tatimin mbi karburantet, i cili përbën rreth 55 përqind të çmimit.
Ata thanë se çmimet duhet të mbahen nën 1 euro për litër, në një vend ku paga mesatare është rreth 400 euro në muaj, shkruan rel. Qeveria e Serbisë ka fajësuar tregjet globale për rritjen e çmimeve.