Historia e veçantë e mjekut që shpëtoi një kështjellë (FOTO)

Tuesday, 12 June 2018 12:31

Kemi dëgjuar për legjenda ku heronjtë shpëtojnë princeshat e tyre të mbyllura në kështjella, por kurrë për dikë që të shpëtojë një kështjellë të tërë. Kjo nuk është një përrallë, por një histori e vërtetë.

Një mjek, i cili në fëmijërinë e tij ishte magjepsur nga një kështjellë përrallash, e ka blerë atë për ta shpëtuar nga rrënimi.

Mark Baker, 33 vjeç, u mrekullua pas kështjellës në veri të Uellsit, pasi eksploroi gjashtë milje të saj kur ishte ende nxënës. Por ai e pa atë të bëhej një gërmadhë dhe vetëm në moshën 11 vjeç, ai vendosi se do të punonte për të shpëtuar kështjellën.

Dy dekada më pas, ai zbuloi se kështjella do të shkonte në ankand për 600.000 dollarë dhe kishtë frikë se mund ta humbiste. Por vetëm një ditë para së të shitej, ai arriti ta blinte kështjellën falë ndihmës nga Fondi i Trashëgimisë Kombëtare.

Dr Baker tha: “Qëkur isha fëmijë kaloja çdo ditë nga kështjella dhe në moshën 11-vjeçare bëra premtimin për ta shpëtuar atë. Tani, 21 vjet më vonë, më në fund mund ta blej atë duke realizuar këtë ëndërr”.

Kështjella u ndërtua në mes të viteve 1812 dhe 1822 nga Lloyd Hesketh Bamford-Hesketh, si një memorial për paraardhësit e nënës së tij, Lloyds e Gwrych.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...