Një 36 vjeçar italian, kishte 11 vjet që rezultonte pozitiv ndaj virusit të Sidës, HIV.
Por, edhe se ishte në dijeni të sëmundjes së tij, vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me partnere të ndryshme, pa marrë asnjë masë mbrojtëse.
Për këtë arsye, në përfundim të një hetimi të Prokurorisë së Ankonës në Itali, policia arrestoi burrin 36 vjeçar.
Tanimë ai ndodhet në burg dhe dyshohet se mund të ketë infektuar 228 vetë.
Hetuesit do të bëjnë tani një thirrje për të verifikuar viktimat e mundshme, të cilat kanë patur marrëdhënie me të, të kontaktuara nga autori edhe përmes rrjeteve sociale.