Twitter tha ditën e Mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe zgjedhjet.
Prej vitesh Twitter është përpjekur të joshë përdoruesit duke vendosur theksin tek aktivitetet, lajmet e shpejta dhe transmetimet live ndryshe nga Facebook.
Rrjeti social i mikroblogimit tha se tani e tutje do të lajmërojë përdoruesit përmes aplikcionit mobile në momentin që po mbahet një aktivitet që mund tu interesojë.
Njoftimet shfaqen në krye të timeline të Twitter e cila është edhe zemra e shërbimit.
Duke klikuar këto njoftime, përdoruesit do të dërgohen tek një përzgjedhje cicërimash, fotosh dhe videosh lidhur me temën, shkruan PCW.
Ditën e Marte aksionet e Twitter prekën vlera rekord prej 44.33 dollarësh, më e lartë në tre vitet e fundit.