Paralajmërohet grusht shteti në Greqi, Agimi i Artë kërkon arrestimin e Tsipras

Premte, 15 June 2018 14:04

Kreu i opozitës së djathtë greke, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se do të depozitonte një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit, Aleksis Cipras.

“Qeveria ka humbur prej kohësh besimin e popullit grek dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat kombëtare”, ka thënë kryekonservatori Mitsotakis duke iu referuar marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, të cilën e quajti të dëmshme për vendin.

Ndërkohë që deputeti i Agimit të Artë Konstantinos Barbarousis, i ka bere thirrje udhëheqjes ushtarake të vendit për të arrestuar Kryeministrin Alexis Tsipras, Prokopios Pavlopulos dhe Panos Kammenos, një kërkesë që nxiti reagimin e fortë të deputetëve në seancë plenare por gjithashtu. Nga ana tjeter kryetari i parlamentit Nikos Voutsis, i cili ka bërë thirrje për një konferencë të jashtëzakonshme mbi sanksionet për deputetët e Agimit të Artë.

Seanca 3-ditore ka filluar mbrëmjen e së enjtes dhe do të përfundojë ditën e shtunë në darkë. Mocioni i mosbesimit do të pranohet vetëm nëse aprovohet nga të paktën 151 prej 300 deputetëve të parlamentit grek, ndërkohë që partitë aleate në qeveri, Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë një shumicë prej 153 deputetësh.

Nëse nuk kalon dhe për këtë kryeministri Tsipras është i sigurt, opozita nuk do të ketë të drejtë të sjellë përsëri një mocion të ri për 6 muaj.

Mitsotakis ka dorëzuar mocionin e mosbesimit pas seancës së fundit të katër ditëve të diskutimeve, kur parlamenti aprovoi me shumicë votash projektligjin me parakushtet për mbylljen e vlerësimit të fundit të programit grek të reformave, pas rreth 9 vitesh të krizës ekonomike që kaloi vendi.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 14:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...