Deputeti i Agimit të Artë në Greqi Constantinos Barbarousis është përjashtuar si deputet nga Kuvendi për shkak se ka kërcënuar qeverinë e Tsipras. Ka qenë kreu i Agimit të Artë ai që ka dhënë lajmin.
Teksa po kërkonin një mocion besimi për qeverinë për shkak të emrit të ri të Maqedonisë Barbarousis ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për të arrestuar Tsipras dhe Kamenos, deklarata këto që kanë nxitur një sërë reagimesh.
Mocioni i mosbesimit do të pranohet vetëm nëse aprovohet nga të paktën 151 prej 300 deputetëve të parlamentit grek, ndërkohë që partitë aleate në qeveri, Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë një shumicë prej 153 deputetësh.
Nëse nuk kalon dhe për këtë kryeministri Tsipras është i sigurt, opozita nuk do të ketë të drejtë të sjellë përsëri një mocion të ri për 6 muaj.