“Nesër është ditë historike për Maqedoninë, me të cilën do të shkruhet e ardhmja e këtij vendi”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes historike për çështjen e emrit me shtetin fqinj grek.
Sipas Dimitrovit, ditën e nesërme bëhet një hap shumë i madh për përmbylljen e një çështjeje, që është e vjetër, aq sa është e vjetër pavarësia e Republikës së Maqedonisë.
“Kemi forca me të cilat do të luftojmë për të ecur përpara dhe kemi focrca që luftojnë për të kaluarën tonë. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmen mundemi. Mendoj që është një akt shumë i madh, në nëjfarë mënyre jemi inkurajuar nga Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë. Kjo është çështja jonë e fundit dhe në një farë mënyre përfundon një fazë e sfidave. Do të jetë shumë i rëndësishëm ky akt për t’i hapur dyert e BE-së dhe NATO-s, sepse mes tjerash, krahas miqësisë me Greqinë, motivet kryesore të Maqedonisë do ti hapin dyert dhe përfundimisht do të dalim nga ajo dhomë pritjeje, ku jemi mbyllur për shumë vite”, ka thënë Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.