Kërkimi që u finalizua me zbulimin e titanikut të famshëm, ishte në fakt një mision sekret amerikan për gjetjen e dy nëndetëseve të mbytura gjatë luftës së ftohtë.
Ekspedita në 1985, u kryesua nga një ish oficer i zbulimit të marinës amerikane, dr Robert Ballard. Ai thotë se presidenti Ronald Reagan e kishte ngarkuar me detyrën e kërkimit të dy nëndetëseve të humbura. Ballard tha se krejt rastësisht mes dy nëndetëseve, ishte gjendur titaniku i mbytur.
Eksplorimi në shtator 1985, zbuloi anijen që ndodhej në një thellësi prej 2.5 miljesh, rreth 370 milje larg brigjeve të Newfoundland në Kanada. Duke folur për National Geographic, Ballard thotë: lufta e ftohtë është luftuar më së shumti nën det dhe pjesa më e madhe e saj nuk është bërë kurrë e njohur për popullin amerikan.
“Presidenti Reagan donte që unë të kryeja një mision për gjetjen e dy nëndetëseve të luftës së ftohtë, dhe rastësisht e fatmirësisht, mes tyre, u gjend titaniku. Më kishin mbetur vetëm 12 ditë kohë deri në përfundimin e misionit, kur unë e gjeta atë…shton Ballard. Në atë kohë, ekipi i kërkimit zbuloi foto të anijes por tha se nuk kishin plane për ta nxjerrë atë nga fundi i detit apo për të eksploruar brendësinë e saj.
Vitin që pasoi, Ballard u rikthye në vend dhe bëri 11 zhytje në një nëndetëse të vogël me vetëm tre vende. Titaniku, anija më e madhe në botë e pasagjerëve në kohën kur hyri në shërbim, ishte ndërtuar në Belfast. Ajo u mbyt në udhëtimin e saj të inaugurimit, në 1912, dhe më shumë se 1500 persona në bord, humbën jetën.