Akuzat për mashtrim, arrestohet drejtori ekzekutiv i Audit

Hënë, 18 June 2018 12:21

Është arrestuar sot në Gjermani drejtori ekzekutiv i Audit Rupert Stadler. Arrestimi i tij vjen pas akuzave për mashtrim.

Kompania e Audit ka konfirmuar lajmin e arrestimit. “Mandati i arrestit bazohet në fshehjen e provave,” thanë prokurorët e Mynihut.

Audi është akuzuar se ka shitur të paktën 210,000 makina, të cilat kanë pasur një normë shumë të lartë të gazit të emetuar në mjedis. Kompania e njohur e makinave po hetohet gjithashtu për akuzat për mashtrim dhe promovim të paligjshëm të produkteve

Prokurorët e Mynihut njoftuan më 13 qershor se CEO i Audi ishte tani pjesë e hetimeve të tyre dhe bënë një kërkim në shtëpinë e tij. Stadler ka qenë me Volksëagen-Audi që nga viti 1994 dhe ka mbajtur vendin më të lartë drejtues në Audi që nga viti 2007, dy vjet përpara aktiviteteve të dyshuara për gazin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...