Mbrëmjen e së enjtes (14 qershor), një turmë e madhe u mblodh në Hobart të Tasmanisë për të parë një njeri që varrosej i gjallë.
Artisti Mike Parr do kalojë tre ditë nëntokë pa ngrënë ushqim. Ai do ketë vetëm ujë, materiale për të skicuar, libër, kovë dhe një stol meditimi. Kjo do jetë një performancë nga ana e tij që quhet “Underneath the Bitumen the Artist” dhe është pjesë e muzikalit të përvitshëm në Tasmani, Dark Mofo.
Organizatorët e festvalit thonë se puna e tij përkujton viktimat e dhunës koloniale britanike. Drejtori i Dark Mofo, Leigh Carmichael tha për CNN: “Është një histori jo shumë e njohur, por akoma e pranishme vetëm nën sipërfaqen e kulturës sonë bashkëkohore. Fakti që puna e Mike Parr do të ndodhë nëntokë, jashtë syve tanë duke treguar si vazhdon jeta e përditshme sipër tij nuk është rastësi."